• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidatët e rinj për drejtësinë, Kuvendi ngre Komisionin e Monitorimit

by Java News
29/05/2018 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë, si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme antikorrupsion, do të monitorohen nga një Komision i Pavarur që do të ngrihet pranë Kuvendit.

Parlamenti pritet të diskutojë sot ngritjen e Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit për “organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”. Kjo strukturë e re do të jetë në varësi të Kuvendit, por do të përbëhet nga 5 anëtarë të përzgjedhur nga radhët e profesionistëve, si juristë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, apo juristë të nivelit të lartë në administratën publike. Në relacionin e projektvendimit, thuhet se ky Komision do të ketë edhe rolin e rekomanduesit të sanksione ndaj institucioneve, që nuk zbatojnë brenda afateve ligjin.

“Komisioni i Pavarur do të evidentoje rastet kur institucionet përgjegjëse nuk zbatojnë ligjin brenda afatit dhe nuk kryejnë detyrat e tyre të përcaktuara, duke ia bërë me dije komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore, ose drejtpërdrejt Kuvendit, nëpërmjet raportimit me qëllim që të mund t’i propozohet Kuvendit marrja e masave përkatëse për moszbatimin e ligjit. Duke mbajtur parasysh sa më sipër si dhe vetë emërtesën, komisioni është konceptuar si një organ kolegjial, i përbërë nga profesionistë të fushës. Kuvendi në aspektin procedural e krijon këtë komision bazuar në dispozitat e parashikuara në rregulloren e tij”, thekson relacioni.

VOTIMI

Në projektvendim theksohet se zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Parlamenti. Ky komision do të paguhet dhe do të shfrytë- zojë ambientet e Parlamentit dhe administratën e saj. “Komisioni i Pavarur përbëhet nga 5 anëtarë, që zgjidhen nga Kuvendi me votim të fshehtë, më shumicë të thjeshtë, nga lista e kandidatëve, e miratuar në komisionin e përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend. Komisioni i Pavarur i ushtron funksionet e tij deri në përfundimin e procesit të krijimit dhe fillimin e veprimtarisë së organeve të parashikuara në ligjin nr.115/2016”, thuhet në projektvendim.

Në të sqarohen dhe etapat se si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve. “Komisioni përgjegjës për çështjet ligjore, brenda 1 jave nga përfundimi i seancës dëgjimore, përmes një procedure votimi të hapur, ku votohet me radhë për të gjithë kandidatët, miraton listën me jo më pak se 7 dhe jo më shumë se 10 kandidatë, si dhe harton një raport mbi vlerësimin e kandidatëve. Raporti i vlerësimit dhe lista e kandidatëve për votim i përcillen menjëherë Kuvendit në seancë plenare. Në përfundim të procesit të votimit, konsiderohen të zgjedhur pesë kandidatët që kanë marrë më shumë vota. Në rast barazie të votave, anëtari përzgjidhet me short manual”, thekson projektvendimi. /PANORAMA

ma.me

Next Post
“Ç’kemi”, në Gjermani autobusi ‘përshëndet’ në shqip (Fotolajm)

"Ç'kemi", në Gjermani autobusi 'përshëndet' në shqip (Fotolajm)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In