• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kandidate për në Kushtetuese, Gashi dorëhiqet përkohësisht nga KED

by A R
19/03/2018 22:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të ngelet me 8 anëtarë gjatë momentit që do të shqyrtohen 37 kandidaturat e përcjella nga Presidenti dhe që konkurrojnë për t’u ulur në dy vendet bosh si gjyqtarë kushtetues.

Në mbledhjen e parë të KED-së, të thirrur në Gjykatën e Lartë, anëtarja e këtij këshilli Rovena Gashi njoftoi se gjatë këtij procesi ajo nuk mund të marrë pjesë, pasi ka konflikt interesi.

Kjo deklaratë e Gashit, në mbledhjen me dyer të mbyllura, vjen pasi ajo garon ndërkohë për në Gjykatën Kushtetuese për të dyja vendet vakante, përfshi edhe vakancën e krijuar nga dorëheqja e gjyqtarit kushtetues Besnik Imeraj.

Tërheqja nga KED-ja e Gashit do të jetë vetëm gjatë vlerësimit të kandidaturave, një ndër të cilat është edhe ajo vet.

Prokurorja Rovena Gashi nuk është emër i panjohur edhe për skenën politike. Rreth saj pati shumë debat, kur me firmën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, prokurorja u propozua si kandidatja e vetme nga Prokuroria për anëtare të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Emri i saj është çuar dy herë nga Prokuroria. Letra me një emër u kritikua edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu. Por më pas, Gashi u zgjodh anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gashi drejtoi edhe Sektorin e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas largimit të Adriatik Llallës dhe ardhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së sektorit që mbulonte Marrëdhëniet me Jashtë.

Prokurorja u ankua në gjykatë për këtë urdhër, por Gjykata Administrative nuk i dha të drejtë. Prokurorja Rovena Gashi pret tani që të marrë vlerësimin me pikë nga kolegët e saj të KED-së. Lista me emrat e kandidatëve do të kthehen te Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që do të vendosë se cilët prej tyre do të jenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese./tch/a.m.

Next Post
Unitedi e “blindon” me një kontratë të re Youngun

Unitedi e “blindon” me një kontratë të re Youngun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In