• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidate e PS për Bashkinë e Shkodrës? Ja si përgjigjet Senida Mesi

by Java News
11/03/2019 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-zëvendës kryeministrja Senida Mesi ka qenë e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 për të folur për zhvillimet politike dhe protestat e opozitës. Ajo tha se protestat i shkaktojnë dëm ekonomisë dhe trembin investitorët. Mesi foli dhe për akuzat e opozitës për blerjen e votës në 2017 duke theksuar se raporti i OSBE-ODIHR ishe i qartë se nuk ka pasur blerje votash.

“Ne kemi bërë provë dhe qeverinë teknike me të gjitha kushtet që kishte zoti Basha. Negociuam, lëshuam për të legjitimuar çdo rezultat. Sot jemi në kushtet kur qeveria sigurisht që është legjitime. Raporti i OSBE-ODIHR ka qenë një nga raportet më të mira. E kam lexuar me vëmendje dhe në asnjë faqe nuk përmendet blerja e votës. Përmendet që ka parregullsi të procesit deri në 20%. Çfarë do të thotë? Një firmë, një vulë, në asnjë moment nuk thuhet se është 20% e votave të blera.

Lëvizja e votave nuk ndikon tek rezultati. Shumica e popullit na e kanë votëbesuar neve qeverisjen. Nëse opozita ka vendosur në kokën e vet të bëjë diçka antiligjore, çdo deputet ka të drejtën të japë mandatin për arsye të ndryshme. Dhënia ose dorëheqja në grup tregon papërgjegjshmëri për ata votues. Ata që kanë votuar PD dhe LSI ngelen pa zë. Ky është vendim i paprecedentë, koka bën, koka pëson”, tha Mesi.

Duke folur për zgjedhjet lokale dhe mundësinë që ajo të jetë kandidate e PS në Shkodër, Mesi deklaroi se nuk do të thoshte jo por se do të mbështeste çdo kandidat. Ajo theksoi se Shkodra ka nevojë për ndryshim.

“Shkodra ka nevojë ndryshimin. Pas 28 viteve bashkia Shkodër ka pasur vetëm një lidership. Ka ardhur koha që qytetarët të provojnë një lidership tjetër. Ka ardhur koha që dhe Shkodra të pësojë ndryshimin rrënjësor. Janë 28 vite që Shkodra ka ngelur e pazhvilluar. Natyra i ka falur mrekulli, por shoh që bashki të tjera janë zhvilluar edhe pse nuk kanë pasuritë e sah. Nuk e kam kërkesë por nuk do thoja jo. Do punoja për ekipin dhe çdo individ që PS do shpallte si kandidat për kryebashkiak. Duhet një kandidat që gjeneron pëlqyeshmërinë popullore në masë, jo domosdoshmërisht të majtë. Kandidati duhet të jetë konsensual. Jo që PS të fitojë por si domosdoshmëri e atij qyteti për të parë një zhvillim”, deklaroi Mesi.

/a.meta

Next Post
Në ditëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them

Në ditëlindjen tënde Azem, dy të vërteta po ti them

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Qëllimi ishte i mirë, por u cenua liria e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In