• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kandidat për në KLP, si u rrit pasuria e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Korçës

by A R
23/07/2018 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori Elsion Sadiku e ka filluar karrierën në vitin 2006 dhe prej vitit 2010 mban postin e zv.prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Korçë. Ai do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, si pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Procesi i vetingut për prokurorin Elsion Sadiku është realizuar nga trupi gjykues i drejtuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtarë Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Elsion Sadiku ka mbaruar shkollën e Magjistraturës në vitin 2006, kohë kur është emëruar në Prokurorinë e Korçës. Ai vazhdon të ushtrojë funksionin si prokuror dhe zv.drejtues i prokurorisë së Korçës.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Elsion Sadiku nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Elsion Sadiku zotëronte si pasuri vetëm kursimet cash në vlerën e 200 mijë lekëve në vitin 2006-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Sadiku kap vlerën e 5.5 milionë lekëve.

Pasuria e prokurorit Elsion Sadiku përbëhet nga një apartament me vlerë 4.2 milionë lekësh, një automjet me vlerë 400 mijë lekësh, likujditete në bankë në vlerën e rreth 400 mijë lekëve dhe kursime cash në vlerën e 500 mijë lekëve.

Ndërsa të ardhurat familjare të prokurorit Sadiku kapin vlerën e 19.2 milionë lekëve për vitet e deklarimit 2006-2017. Paga nga funksioni si prokuror zë pjesën kryesore të të ardhurave me 72 për qind, e ndjekur nga paga e bashkëshortes dhe nga aktiviteti i saj si mjeke stomatologe me rreth 20 për qind.

Prokurori ka përfituar të ardhura nga dietat në trajnime dhe seminare në masën 3.5 për qind, nga dhuratat në cash 2.6 për qind dhe mësimdhënia 1.6 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme në raportin e mbulimit të shpenzimeve nga të ardhurat.

Në këtë analizë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” transaksionet e kryera për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 108 metra katrorë, vlera totale e të cilit është e paqartë.

Sipas deklaratave periodike të pasurisë, prokurori Sadiku lidhi një kontratë për blerjen e një apartamenti në vitin 2011 dhe e anuloi atë në vitin 2013, duke marrë mbrapsht këstet e paguara deri në atë kohë. Në vitin 2013, ai lidhi kontratë të re për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 108 m2 dhe deri në fund të vitit 2017 ka paguar për të 30 200 euro.

Gjithashtu BIRN evidentoi se prokurori ka deklaruar shpenzime të kryera për blerje pajisjesh në klinikën e së shoqes në vitin 2013, pa dhënë një vlerë për këtë investim. Gjithsesi, informacioni për shpenzimet mund të gjendet edhe në faqen konfidenciale të deklaratës së pasuri, të cilën BIRN nuk e disponon.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

/a.m.

Next Post
Peshkaqeni ishte bllokuar mes shkëmbinjve, veprimi i adoleshentes kurajoze

Peshkaqeni ishte bllokuar mes shkëmbinjve, veprimi i adoleshentes kurajoze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In