Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpall personazhi i vitit 2015, çmim i dhënë nga revista prestigjioze “Time”.
Ajo u përzgjodh fituese mes 8 finalistëve që u votuan.
Pjesë listës ishin edhe presidenti rus Vladimir Putin dhe kreu i grupit terrorist ISIS Abu Bakr Al Baghdadi.
Vladimir Putin shihej fillimisht si favoriti, por në fund u përzgjodh Merkel.
“Kancelarja e botës së lirë”, ky ka qenë titulli i kopertinës së “Time” për Merkel.