Sistemi Shengen i Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë është një dështim dhe kufijtë e jashtëm të unionit duhet të përforcohen. Kjo është thirrja e fortë që bën Kancelari austriak, Karl Nehammer.
Gjatë një konfernece për mediat pas takimit me kryeministrin holandez të enjten në mbrëmje në Vjenë, Nehammer u tha gazetarëve se ai, ashtu edhe Mark Rutte, ishin të dy mbështetës të flaktë të BE-së, por rregullat dhe institucionet e unionit duhet të merren seriozisht.
Ai bëri thirrje që t’i jepet mbështetje financiare Bullgarisë dhe Rumanisë, pasi kundështon futjen e tyre në zonën Shengen. Ai kujtoi një vizitë në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë, ku sipas tij, situata ishte e vështirë.
Zona Shengen është zona më e madhe në botë ku njerëzit lëvizin të lirë pa pasaporta, mes 26 shteteve europiane.
/s.f










