• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti Demalia: Rama ka një mijë e një gjynahe, por nuk është i akuzuar në Amerikë. Kjo është tallava politike dhe mediatike!

by Java News
27/01/2023 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Demalia ka folur për arrestimin e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal që ka bërë mjaft bujë edhe në Shqipëri.

Në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit”, Demalia tha se nuk ka një akuzë ndaj kryeministrit Rama dhe e konsideroi debatin që po bëhet për implikimin e mundshëm të Edi Ramës në sponsorimin e sulmeve ndaj opozitës, i “tallava mediatike”.

“Ne interpretojmë mbi interpretimin e asaj që ka hetuar FBI. Ka shumë gazetarë që thonë kemi dosjen, kur nuk është gjë tjetër, thjesht akt-akuzat që janë publike. Sillemi rreth kësaj dhe interpretojmë sipas dëshirave dhe interesave.

Ky njeri, McGonigal, akuzën e ka për korrupsion dhe shkelje të normave etike të punës, që nuk ka lajmëruar. Nuk ka nevojë të humbim kohë të interpretojmë këtë, që është publike.

Edi Rama ka një mijë e një gjynahe, por në këtë rast Rama nuk është i akuzuar. Ku është i akuzuar Edi Rama?

A ka pritur Berisha Tom Ridge dhe i ka bërë favore? A ka patur në mbledhje të sigurisë kombëtare, Damir Fazlic? Nëse do të përdorim letrat, për hir të bandave politike, si gazetari nuk mbërrijmë asnjë rezultat. Mendoj se duhet t’ju referohemi letrave. Të presim hetimin.

Problemi është i burimit të 225 mijë dollarëve. Ato i ka dhënë Agron Neza. Kur Berisha thotë se nuk e njeh Agron Nezën, ai e njeh sepse njeh Bajram Nezën, babain e tij dhe ka patur lidhje miqësie.

Nuk ka asnjë fakt që këto para janë dhënë për të goditur Lulzim Bashën. Këto para janë dhënë për të bërë biznes dhe për të marrë përfitime nëpërmjet influencave.

Agron Nezaj është në Tiranë dhe mendoj se Agron Nezaj do të merret në Amerikë dhe të tregojë burimin e parave. 250 mijë dollarë, përvec burimit ka edhe evazion fiskal. Nëse ia ka dhënë Edi Rama, të deklarojë se ia ka dhënë Edi Rama.

Nuk duhet të futemi në tallavë e politikës shqiptare dhe medias që i shërben njërës palë dhe tjetrës palë”, deklaroi Demalia.

/s.f

 

 

Next Post
“Mjedisi”/ Arrestohet administratori i një guroreje në Krujë, ushtronte aktivitet pa asnjë dokumentacion

“Mjedisi”/ Arrestohet administratori i një guroreje në Krujë, ushtronte aktivitet pa asnjë dokumentacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

Raketa ruse Filin, më e shpejtë dhe më e lirë! Ja pse mund të bëhet ‘makthi’ i Ukrainës

October 23, 2026
Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

Ari humbet vlerë në tregjet ndërkombëtare, investitorët shqetësohen për inflacionin

October 23, 2026
Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In