• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanali spektakolar për të cilin “punohet” prej 2500 vitesh (VIDEO)

by A R
13/11/2022 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një anije lundron ngadalë mes dy mureve shkëmborë tepër të ngushtë, duke kaluar përmes një vije uji të hapur në mënyrë artificiale. Pak centimetra ndajnë mjetin lundrues nga secili shpat, ndërsa pasagjerët në bord mrekullohen me këtë vepër inxhinierie.

Udhëtimet e para përmes Kanalit të Korinthit, një prej veprave infrastrukturore më domethënëse që ka parë njerëzimi, janë kryer në vitin 1893, por ideja për ndërtimin e tij është dhënë prej 2500 vitesh.

Kanali çan përmes një rripi të ngushtë toke në Korinth, që lidh Detin Jon me atë Egje, duke e kthyer gadishullin e Peloponezit praktikisht në një ishull e duke krijuar një rrugë detare kalimi që ka transformuar lundrimin në Europën e jugut.

Kalimi përmes këtij kanali u kursen anijeve 321 kilometra duke bërë të mundur arritjen e porteve shumë më shpejt. “Ka qenë një sipërmarrje tepër sfiduese”, thotë për CNN George Zouglis, menaxher i përgjithshëm i kompanisë që operon kanalin. “Pa dyshim ka qenë një prej arritjeve më të mëdha inxhinierike të kohës”.

Sot kanali është një destinacion mjaft popullor, i dyti më i vizituar në Greqi në ditët e sotme, sipas Zouglis. Sipas shifrave zyrtare, rreth 12 mijë anije turistike dhe tregtare nga 60 vende të ndryshme kalojnë çdo vit përmes kanalit.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2022/11/anija.mp4

Momentalisht ai është mbyllur për punime. Zakonisht kanali qëndron i hapur 24 orë në ditë, përveç se të martave në orarin 6:00-18:00, kur kryhen punime mirëmbajtjeje. Anije të ndryshme, si ato që kalojnë peshën prej 800 tonësh, apo ato që mbajnë mallra të rrezikshme, duhet të kalojnë përmes kanalin me varka ndihmëse.

Njeriu i parë i cili besohet se ka artikuluar idenë e hapjes së një kanali aty është Perianderi, një prej 7 të moçmit e Greqisë së Lashtë dhe sundues i Korinthit në shekullin VII para erës sonë. Sipas të dhënave të kohës, plani u braktis pasi Pythia, një priftëreshë e Tempullit të Apllonit në Delfi shpalli se kjo do të sillte tërbimin e Perëndisë.

Por ka më shumë gjasa që projekti të jetë arkivuar për shkak të sfidave të mëdha teknike dhe interesave financiare të qytetit, që do të bëhej një prej qendrave tregtare të kohës. 300 vite më pas ishte Demetri që mendoi të hapte kanalin, por inxhinierët e tij i thanë se qyteti rrezikonte të mbytej.

Përgjatë shekujve, disa perëndorë romakë, përfshi edhe Çezarin dhe Caligula-n, besohet se kanë menduar të ndërmarrin këtë nismë. Por puna nisi vetëm në vitin 67 pas lindjes së Krishtit, kur Perandor i Romës ishte Nero. Historianët thonë se ishte vetë Perandori që nguli “gozhdën” e parë. Punimet ecën mirë, por u ndalën një vit më pas kur Nero u rikthye në Romë dhe vdiq.

Më pas ishin bizantinët dhe venedikasit që menduan të hapnin kanalin, por gjithmonë zbatimi i projektit ngecte. Ideja rifilloi të qarkullonte pas Pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Osmane në vitin 1821, por shteti i ri nuk e përballonte dot nga ana financiare zbatimin e projektit.

Sidoqoftë, hapja e Kanalit të Suezit në vitin 1869 e riktheu edhe një herë në qendër të vëmendjes projektin, që nisi zyrtarisht në 23 prill 1882. Përgjatë 11 viteve, rreth 12 milionë metra kub dhe do të gërmoheshin aty dhe do të krijohej një kanal 8 metra i thellë dhe 6343 metra i gjatë dhe vetëm 24 metra i gjerë.

Në total, rreth 2500 vetë punuan për të realizuar projektin, me makineri të importuara nga Franca. Përurimi u bë më 25 korrik 1893 e që prej asaj kohe kanali ka operuar pa ndërprerje. Në disa raste rrëshqitjet e dherave kanë ndërprerë qarkullimin e anijeve, por gjithmonë kanali është rihapur.

Për të përfituar edhe më shumë nga turizmi, grekët tani po mendojnë të hapin një muze digjital ku do të shfaqen relikte dhe artefakte që pasqyrojnë historinë e gjatë të kanalit. Muzeu parashikohet të hapet në vitin 2024 dhe në të do të ketë edhe fotografi historike, vepra arti dhe dokumente e makineri që janë përdorur në dekadat e para të operimit të kanalit.

Next Post
“Nëna i dha hislla për të ngrënë vëllait dhe i vdiq, bajgat e lopës i shtruam si tapet në shtëpi”

“Nëna i dha hislla për të ngrënë vëllait dhe i vdiq, bajgat e lopës i shtruam si tapet në shtëpi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com