Kohëve të fundit është shfaqur një sëmundje e re tek përdoruesit e Kanabisit.
Sëmundja e cila quhet sindromi Hyperemesis Cannabinoid (CHS), është zbuluar tani së fundmi, pasi mjekët në SHBA panë që kishte një numër në rritje të pacientëve me këtë sindrom.
Shenjat e kësaj sëmundje janë, të vjellat dhe dhimbja e barkut. KJo sëmundje mund të çojë edhe në dëmtimin e veshkave. Në SHBA, shumë nga pacientet kanë mbetur për ditë të tëra të shtrirë për shkak të dhimbjeve të tmerrshme të barkut
Thuhet që sindroma CHS shkaktohet nga një rritje e kanabinoidëve në trup.
Kjo mund të ndikojë në funksionin e receptorëve kanabinoid në një pjesë të trurit të quajtur hipotalamusi, i cili rregullon sistemin e tretjes dhe temperaturën e trupit.
Nga studimi i të dhënave të tyre mjeket zbuluan se këta pacientë janë përdorues të kanabisit.
javanews/a.ç










