Një arkëtare e ujësjellësit të Kamzës është grabitur nga një person i paidentifikuar, i cili i ka marrë paratë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Halit Haxhia”. Arkëtarja ka deklaruar se kishte me vete 600 mijë lekë të reja, të cilat ishin nga arkëtimet.
“Paratë i mbaja në shtëpi, pasi në zyrë nuk kisha ku t’i ruaja”, ka deklaruar arkëtarja para policisë.
d.i.