Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një banesë në Kamëz. Sipas të dhënave zyrtare, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:25, në rrugën “Athina”, në oborrin e banesës së shtetases me iniciale D. S. (foto ilustruese)
Si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka patur dëme në njerëz por vetëm dëme shumë të lehta materiale (deformuar pjesa e poshtme e portës së jashtme). Dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një sasi e vogël lënde plasëse. Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorit të ngjarjes.
bw/d i