Kur kampionia e “Roland Garros” udhëton nëpër botë, ajo mban me vete pasaportën me emrin Jelena Ostapenko. Me të njëjtin emër edhe është e regjistruar në ranglistën botërore të ËTA-së.
“J. Ostapenko” ishte gdhendur në trofeun e marrë pas fitores në finalen e muajit të shkuar të “Roland Garros”, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, gjatë meçit të saj në çerekfinalen e Parisit, një tifoz i Letonisë u përpoq që të fillonte brohoritjet “Al-Yo-Na”, që hasi në hutinë e turmës së pranishme.
Ostapenko 20-vjeçare, bëri emër kur triumfoi në Grand Slamin e Parisit. Megjithatë, ndodhi që ky emër të jetë tjetër prej atij që e përdorin të afërmit e saj në Letoni. “Unë e thërras Alyona”, thotë tenisti nga Letonia, Ernests Gulbis.
“Me sa e di unë dhe kam njohuri, të gjithë në Letoni e thërrasin Alona”. Identiteti i dyfishtë i Ostapenkos mund të shkaktojë konfuzitet të madh si në shtëpinë e saj në Letoni, ashtu edhe jashtë kufijve të Letonisë.
“Pothuajse askush në WTA nuk e di që unë jam Alyona, gjë që të gjithë e dinë në Letoni”, shprehet Ostapenko, e cila është kualifikuar për herë të parë në karrierë në raundin e katërt të “Wimbledonit” dhe do të përballet me Elina Svitolinan. (b.an)