• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampioni i Europës i bashkohet klubit të Tiranës, Veliaj: Shans historik për të ringjallur gjimnastikën

by A R
12/01/2021 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampioni i Europës në gjimnastikë, Matvei Petrov, i bashkohet klubit të Tiranës. Sportisti elitar i lindur në Rusi, por që prej vitesh ka jetuar në Pragë të Çekisë, mori në vitin 2018 nënshtetësinë shqiptare për të garuar për ngjyrat kuqezi në kampionatin europian të Turqisë, ku fitoi medaljen e tij të parë të artë.

30-vjeçari Petrov u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai i dhuroi gjimnastit Kullën e Sahatit. “Me talentin dhe mbështetjen e deritanishme, duke shtuar edhe energjinë e Klubit të Tiranës, jam i sigurt se kemi një shans historik për të çuar përpara një sport, i cili ka pasur një të kaluar të lavdishme në Shqipëri, por si shumë gjëra në vitet e tranzicionit, u harrua e u venit. Ndoshta ka ardhur koha ta ringjallim”, tha Veliaj.

Petrov u shpreh i kënaqur për suksesin e arritur me ekipin e kombëtares shqiptare dhe i lumtur për mbështetjen e dhënë në arritjen e titullit kampion. “Bëj gjimnastikë prej 26 vjetësh, si fillim në Rusi, më pas në Çeki, dhe së fundmi në Shqipëri. Për mua është një sukses i madh. Jam i lumtur për mbështetjen që më japin këtu dhe për rezultatet”, u shpreh gjimnasti.

Trajneri i tij, Alon Hasa, foli mbi mundësinë e të pasurit një palestër gjimnastike, për të cilën u diskutua edhe gjatë takimit me kryebashkiakun Veliaj. Ai shpalosi objektivat për të ardhmen: “Shpresojmë që mund ta çojmë përpara sportin e gjimnastikës, pasi është baza e çdo sporti. Shpresojmë që edhe në Tiranë të arrijmë rezultate në të ardhmen”.

Gjimnasti dhe stafi i tij, së bashku me kryebashkiakun Veliaj, vizituan disa nga shkollat e reja të kryeqytetit, të cilat janë pajisur me palestra moderne dhe terrene sportive.

“Ndoshta jo të gjithë do të bëhen gjimnastë elitarë, por këto terrene i shërbejnë kulturës sportive, fëmijët mësojnë lojën në skuadër. Për këtë karakter ka nevojë Tirana”, u shpreh kryebashkiaku.

/a.r

Next Post
AstraZeneca aplikon për leje urgjente në BE / EMA: Vaksina e tretë mund të lejohet…

AstraZeneca aplikon për leje urgjente në BE / EMA: Vaksina e tretë mund të lejohet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

September 7, 2026
Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

September 7, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Alarm për bombë! Çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme

September 7, 2026
Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

Kush është Ulrich Siegmund, që synon të marrë postin e kryeministrit në Saxony-Anhalt

September 7, 2026
Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

September 7, 2026
Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë -

Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë –

September 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

September 7, 2026
“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

September 7, 2026
Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

September 7, 2026
Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com