• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kampionati botëror i arteve marciale në Tiranë, Veliaj pret kreun e Federatës Kerrith Brown: Mundësi fantastike që…!

by Java News
13/09/2023 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është këtë vit organizatorja e kampionatit botëror të arteve marciale mikse. Gjatë kampionatit, i cili do të zhvillohet nga data 19 deri në 26 nëntor, do të marrin pjesë 50 shtete me mbi 500 sportistë. Për të diskutuar mbi këtë aktivitet të rëndësishëm që zhvillohet në vitin kur Tirana është edhe Qyteti Europian i Sportit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare te Arteve Marciale Mikse, Kerrith Brown.

“Për ne ka qenë një evolucion i jashtëzakonshëm, jo vetëm këtë vit që Tirana është Qyteti Europian i Sportit, por gjithë këto vite me shumë të rinj që përfshihen në sport, sidomos në artet marciale. Se di a jemi më të mirët në Ballkan, por di që kemi dalë të dytët në renditjen e kampionatit të fundit dhe po ngjitemi edhe më lart. Eshtë një platformë fantastike, me njerëz të jashtëzakonshëm, për të përdorur Tiranën si vendin që do të mikpresë kampionatin botëror nga data 19 deri në 26 nëntor. Në fakt, është një stinë perfekte, sepse pastaj vijnë festat e nëntorit, kështu që koinçidenca është perfekte, si një pararendje e festave tona kombëtare,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se aktivitete të tilla, të këtij dimensioni, janë një frymëzim edhe për të rinjtë që të angazhohen më shumë me sport. “Do të jetë një mundësi fantastike që edhe të rinjtë të frymëzohen, të shohin se si mund të angazhohen më shumë me sportin e siç kemi thënë, meraku im për këtë vit ka qenë që në fund të vitit të kemi numrin më të madh të djemve dhe të vajzave të regjistruar në klasat sportive, qofshin ato në palestrat që janë hapur nga Bashkia, apo edhe në sportet e reja siç janë artet marciale”, shtoi Veliaj.

Presidenti i Federatës vlerësoi kryebashkiakun për mbështetjen. “E vlerësoj jashtë mase! Është e mrekullueshme të kemi suportin tuaj, sidomos tani që do të mbajmë Kampionatin Botëror të Arteve Marciale në Tiranë. Është vërtet një nder që kemi këtë mundësi që të punojmë bashkë me Federatën Kombëtare dhe të kemi këtë mbështetje. Është një kohë fantastike që kemi artet e miksuara marciale të vendosura në Tiranë dhe jam shumë i lumtur që më është dhënë kjo mundësi t’i tregojmë pjesës tjetër të botës se çfarë na ka ofruar Tirana,” u shpreh Kerrith Brown.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë kampionat me 20 sportistë./m.j

Next Post
Anëtari i kryesisë së PD: Basha merr detyrë në KE, marionetat e Berishës nëpër media sulmojnë nga bunkeri anti-amerikan

Anëtari i kryesisë së PD: Basha merr detyrë në KE, marionetat e Berishës nëpër media sulmojnë nga bunkeri anti-amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

September 8, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vjeshta do vijojë me temperatura të larta, IGJEO: El Nino ndikim edhe në Shqipëri

September 8, 2026
Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

September 8, 2026
Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

September 8, 2026
Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

A do t’i ndalohet rruga në BE? Costa dhe Von der Leyen: Të shokuar nga Serbia me funeralin e Mlladiç

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com