Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan teksa raportohet për një viktimë.
Mësohet se shtetasi Z.N është përplasur nga një kamionçinë ndërsa i ndjeri ishte këmbësor.
Sipas informacioneve nga Elbasani, 56-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin rajonal. Ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale. /b.d