Një kamikaz ka vrarë katër oficerë të sigurisë dhe plagosi pesë të tjerë në afërsi të një prej vendeve të shenjta të Islamit në qytetin saudit të Medinës.
Personi i cili hodhi veten në erë shpërtheu eksplozivin e tij, pasi u ndaluan jashtë në Xhaminë e Profetit, thuhet në një deklaratë, të ministries së Brendshme.
Xhamia është vendi i varrimit të Profetit Muhamed dhe Medina qytet i dytë i shenjtë në Islam pas Mekë.
Shpërthimi në Medinë pason dy shpërthime në qytetin Katif dhe një pranë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në qytetin Xhedah, më 4 korrik.
Në sulmin në Xhedah është vrarë vetëm sulmuesi, ndërsa dy policë sauditë janë plagosur.