Turqia ka identifikuar bombarduesin vetëvrasës prapa sulmit të së shtunës në Stamboll si pjesëtar i Shtetit Islamik i lindur në qytetin jugor të Turqisë Gaziantep, ka thënë Ministri i Brendshëm Efkan Ala.
“Kemi zbuluar se Mehmet Ozturk, i lindur më 1992 në Gaziantep, ka kryer sulmin e shëmtuar të shtunën në Stamboll. Është konstatuar se ai është pjesëtar i Daesh-it”, ka thënë Ala gjatë një konference për media, raporton Reuters.
Daesh është akronimi arab për Shtetin Islamik.