• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kamikazë” të shqetësuar për sigurinë kombëtare

by Mero Baze
08/06/2018 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Opozita ka bërë sot publike qëndrimin e saj zyrtar kundër politikës së jashtme të qeverisë shqiptare, duke shtrembëruar të vërtetën mbi partneritetin me  NATO-n dhe vendet perëndimore, për të qenë  pjesë e operacionit për çmontimin e ISIS. Është fjala për një qendër rajonale kundër ekstremizmit, që merret me analiza, vlerësime dhe studime, dhe jo për të krijuar këtu ndonjë repart grumbullimi të ish- luftëtarëve të ISIS.

Politikishtë opozita ka të drejtën e saj të jetë kundër bashkëpunimit me Perëndimin, por qëndrimi i opozitës është hipokrit, kur ajo bën sikur shqetësohet për sigurinë kombëtare. Siguria kombëtare e Shqipërisë, bazohet pikë së pari tek partneriteti i saj me NATO-n dhe Aleancën perëndimore, dhe çdo hap që e forcon këtë partneritet, e forcon dhe sigurinë kombëtare. Opozita ka të drejtë të kërkojë sqarime ndoshta jo publike për ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, përfitimet e Shqipërisë dhe detaje të tjera, por jo të bëjë sikur shqetësohet për sigurinë kombëtare dhe ta bëjë këtë duke shpikur vetë një lajm.

Pas vitit 1995, kur për herë të fundit socialistët kundërshtuan ardhjen e dy avionëve spiunë amerikanë në Gjadër, për të ndihmuar për luftën në Bosnjë, kjo është hera e dytë që një opozitë ngre rrezikun e prekjes së sigurisë kombëtare nga bashkëpunimi i Shqipërisë me vendet partnere të NATO-s.

I vetmi rrezik i sigurisë kombëtare, është beteja e opozitës kundër afrimit të Shqipërisë me BE-në, beteja  e përditshme e baltosjes së saj si një vend që prodhon drogë dhe terrorizëm, dhe jo e kundërta.

Një opozitë kamikaze, që është gati të hedhë vendin në erë për interesa të ngushta politike, duket dhe më hipokrite kur po për interesa politike, bën dhe sikur shqetësohet për sigurinë kombëtare.

E dëgjuar nga Fatmir Mediu që hodhi në erë një fshat të tërë dhe futi qeverisjen e vendit në kolaps, për shkak të luftës që nisi kryeministri kundër çdo institucioni të shtetit për të shpëtuar të birin e tij nga përfshirja në këtë skandal, duket dhe më banale.

E dëgjuar nga Lulzim Basha, që ngeli çdo dy ditë në aeroportet e Europës për të lobuar kundër  futjes së Shqipërisë në BE, është dhe më kriminale.

Por dhe kjo ka anën e saj të mirë.

Një opozitë e cila përfundon në këto qëndrime, tregon se është një opozitë e dëshpëruar, e cila pasi u lodh të ndajë Shqipërinë nga Perëndimi, tani ka nisur luftën të zbojë Perëndimin nga Shqipëria.

Konsiderimi i Perëndimit si një fuqi ekspasioniste, i cili kërkon të keqpërdorë Shqipërinë, duke bërë pazar me qeverinë, është niveli më i ulët banal i një politike populiste, e cila ndjehet e pafuqishme për të ndikuar në fatet e vendit.

Pasi u përpoq t’u mbushë mendjen shqiptarëve të bëhen me të, kundër një qeverie droge, krimi, bile dhe kundër një qeverie antiperëndimore, siç e quante, tani kemi një opozitë që po përpiqet t’i mbushë mendjen shqiptarëve, se kemi një qeveri shërbëtore të Perëndimit, që duhet përmbysur.

Dëshpërimi i Lulzim Bashës u ndje një ditë më parë, kur tha se PD nuk mund të zëvendësojë popullin shqipar, duke u dorëzuar si një lider, i cili nuk ka më mbështetjen e këtij populli. Dhe për ta kompensuar këtë, ka vendosur të bëjë kamikazin në emër të sigurisë kombëtare, duke shpresuar se armiqësia e shqiptarëve me Perëndimin, mund ta sjellë në pushtet. Kaq kanë bërë dhe lufëtarët e ISIS në vendet e tyre, por nuk ja dolën dot.

Next Post
Si sot, më 8 Qershor, lindi Zhorzh Sand e Shuman, dhe vdiq Muhameti

Si sot, më 8 Qershor, vdiq Muhamedi dhe Zhorzh Sand

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In