Rreth 126 mijë abonentë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të përfitojnë falje të kamatëvonesave. Kushti i vetëm është që të kenë paguar, sipas kushteve të kontratës, detyrimet në gjashtë muajt e fundit. Për të përfituar duhen dy dokumente: Karta e identitetit, nëse është personalisht në sportel, ose autorizim me shkrim nga mbajtësi i kontratës dhe kartën ID të klientit dhe të personit që do të paraqitet për pagesë. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela.
PËRFITUESIT
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të aplikojë një skemë të re për debitorët e energjisë. Janë 126.000 abonentë në total ata që përfitojnë reduktim kamate deri në zerim të plotë të saj, me efekt financiar 155 milionë dollarë. Janë rreth 66.539 pensionistë, invalidë ose në ndihmë ekonomike që kanë aktmarrëveshje me të cilat paguajnë sot shlyerjen e borxhit me këste 1.000 ose 1.200 lekë/muaj. Në fillim të vitit të ardhshëm do t’u fshihen detyrimet për kamata kundrejt një pagese simbolike prej 20 lekësh. OSHEEja do të përfitojnë fshirje të kamatave. 59.461 janë konsumatorë familjarë që kanë paguar rregullisht këstet prej 2.500-2.800 lekësh/muaj. Kushti i vetëm është që abonentët familjarë të kenë paguar, sipas marrëveshjes, këstet e kamatave gjashtë muajt e fundit.
SKEMA
Administratori i OSHEEsë, Ardian Çela doli dje para mediave për të sqaruar më në detaje se si do të zbatohet vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE-së për reduktimin e kamatëvonesave dhe kategoritë përfituese. “Që në krye të herës dua të nënvizoj se, nga këto masa lehtësuese përfitojnë vetëm ata konsumatorë që janë treguar korrektë me respektimin e aktmarrëveshjeve të firmosura me OSHEE-në. Pra, kanë paguar rregullisht faturën mujore dhe këstin e shlyerjes së borxheve të prapambetura”, – deklaroi kreu i OSHEE-së.
Sipas Çelës, reduktimi i kamatëvonesave vjen si një shpërblim që OSHEE-ja u bën këtyre abonentëve për mbështetjen që po i japin rikthimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike. Janë 126.000 abonentë në total ata që përfitojnë reduktim kamate deri në zerim të plotë të saj, me efekt financiar 155 milionë USD. “66539 janë penpensionistë, invalidë dhe në ndihmë ekonomike, që kanë aktmarrëveshje me të cilat paguajnë sot shlyerjen e borxhit me këste 1.000 ose 1.200 lekë në muaj. 59.461 janë konsumatorë familjarë që kanë paguar rregullisht këstet prej 2.500- 2.800 lekësh në muaj.
Çdo abonent i kategorisë së parë, pra çdonjëri prej 66.539 pensionistëve, invalidëve apo atyre në ndihmë ekonomike do duhet të paraqitet në sportelet e OSHEE-së me librezën përkatëse. Ai do paguajë shumën simbolike prej 20 lekësh dhe stafi i OSHEE-së do të amendojë aktmarrëveshjen, duke i bërë zerimin e plotë të vlerës së kamatës. Abonenti do të vazhdojë të shlyejë detyrimin që mbetet pas zerimit të kamatës. Çdo abonent i kategorisë së dytë, pra konsumator familjar që nuk bën pjesë në skemat sociale, do paraqitet në sportelet e OSHEE-së gjithashtu me librezën përkatëse. Ai do të paguajë këstin e radhës dhe do t’i ofrohet amendimi i aktmarrëveshjes, e cila parashikon reduktimin me 80% të vlerës së kamatëvonesës”, – tha Çela.
PËRFITUESIT E RINJ
Pjesë e skemës për fshirjen e kamatëvonesave mund të bëhen edhe abonentët që deri tani kanë qenë të rregullt me pagesat e energjisë elektrike, ose ato kategori që nuk kanë lidhur ende një marrëveshje me OSHEE-në. “Ky proces do të jetë i mundshëm për t’u kryer duke nisur nga sot, 19.12.2016 (dje) deri në qershor 2017. Kjo do të thotë se, u jepet mundësi të përfitojnë edhe ata që nuk kanë AKM, ose kanë dalë nga marrëveshja me OSHEE-në duke mos respektuar afatet. Mjafton të jenë pagues të rregullt të kësteve për 6 muajt në vijim deri në qershor 2017 dhe mund të jenë përfitues të zerimit të kamatës për abonentët me këstet mujore 1.200 lekë dhe reduktim 80% të kamatës për abonentët familjarë me këst 2.800 lekë”, – tha Çela. OSHEEja do të vërë në dispozicion të çdo KNK listën e abonentëve përfitues.
VENDIMI
“Ky vendim nuk po merret me vonesë, për disa arsye: E para, skema e reduktimit të kamatave ka ekzistuar që në dhjetor 2014, ku përfitues deri më tani janë mbi 220 mijë abonentë, me reduktim kamate 70% dhe 80%. Kanë përfituar ata që likuiduan plotësisht vlerën e detyrimit. Vlera totale e përfitimit ishte 46 milionë dollarë. E dyta, reduktimi i kamatës për abonentët në nevojë, ka nisur në tetor 2015, dhe kjo është fasha e dytë e përfituesve. E treta, për afro 60 mijë familjet përftuese që kanë paguar këste 2.500 dhe 2.800 lekë në muaj, reduktimi i kamatës është 80%, aq sa është aplikuar më herët që në dhjetor 2014, për ata që likuidonin plotësisht detyrimet”, – sqaroi Çela.
ÇFARE DUHET
Klientit i duhet të paraqesë:
1. Kartën e identitetit nëse është personalisht në sportel;
2. Autorizim me shkrim nga mbajtësi i kontratës dhe kartën ID të klientit dhe të personit që do të paraqitet për pagesë.
Përfituesit dhe dokumentet
Abonentët që nuk kanë lidhur ende marrëveshje me OSHEE-në për shlyerjen e detyrimeve, duhet të
plotësojnë një sërë dokumentesh, në varësi të kategorisë ku mund të përfitojnë
Pensionistët kryefamiljarë
Të paguajnë këste më të vogla se skemat e mëparshme, duke iu hequr të gjithë kamatëvonesën, kundrejt pagesës 20 lekë.
DOKUMENTET
1. Paraqitja në sportelet e OSHEE-së për përditësimin e të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike
2. Paraqitja e certifikatës familjare ku përcaktohet që pensionisti është kryefamiljar dhe datat e shkëputjes nga trungu i familjes i pjesëtarëve të tjerë, e cila duhet të jetë para datës 1.12.2015
3. Paraqitja e ID Card dhe librezës së pensionit
4. Konsumatori duhet të jetë mbajtës i kontratës së furnizimit me energji elektrike ose përdorues i pronës për më shumë se 3 muaj nga data e aplikimit për AKM
5. Paraqitjen e dokumentacionit që kanë përfituar ose jo kompensim për faturat e energjisë elektrike në muajin e fundit
PENSIONISTËT
Reduktim të kësteve në masën 1.200 lekë në muaj
Dokumentet
1. Paraqitja në sportelet e OSHEE-së për përditësimin e të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike
2. Paraqitja e certifikatës familjare ku përcaktohet që pensionisti është kryefamiljar, dhe datat e shkëputjes nga trungu i familjes i pjesëtarëve të tjerë, e cila duhet të jetë para datës 1.12.2015
3. Paraqitja e ID Card dhe librezës së pensionit
4. Konsumatori duhet të jetë mbajtës i kontratës së furnizimit me energji elektrike ose përdorues i pronës për më shumë se 3 muaj nga data e aplikimit për AKM
5. Paraqitjen e dokumentacionit që kanë përfituar ose jo kompensim për faturat e energjisë elektrike në muajin e fundit.
NDIHMA EKONOMIKE
1. Skemë për reduktimin e kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 10 lekë, që respektojnë ripagesën e kësteve deri në 30.06.2016, për personat që janë përfitues të ndihmës ekonomike, të cilët nuk kanë respektuar pagesën e kësteve mujore dhe të faturës korrente deri në datën e shpalljes së ofertës në 19.11.2015.
2. Skemë për reduktimin e kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 20 lekë, për personat që janë përfitues të ndihmës ekonomike, të cilët do të lidhin rishtazi aktmarrëveshje me shoqërinë për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri në 30.11.2015, me 1.200 lekë në muaj, dhe që do respektojnë ripagesën deri në 31.12.2016
BW/d.i.