• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kamala Harris, intervistë për Fox News: Presidenca ime, jo vazhdim i asaj të Joe Biden

by A R
17/10/2024 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News’, zv.presidentja demokrate Kamala Harris u pyet mbi përpjekjet e administratës Biden për të trajtuar rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor të vendit. Ajo fajësoi republikanët për dështimin në miratimin e një projektligji për kufirin.

Në një intervistë me shkëmbime të nxehta me gazetarin Bret Baier, Harris u pyet se çfarë mendonte mbi vendimin e hershëm të administratës Biden për të ndryshuar disa nga politikat kufizuese të rivalit republikan Donald Trump mbi emigracionin, si dhe t’i përgjigjej një nëne që foli në Kongres mbi humbjen e fëmijës së saj në duart e një emigranti të paligjshëm.

“Më vjen shumë keq për humbjen që ajo ka pësuar, por le të flasim për atë që po ndodh tani”, tha Harris.

Kamala Harris tha se Donald Trump u kërkoi republikanëve të refuzonin një projektligj dypartiak mbi emigracionit sepse sikurse tha ajo “atij i pëlqejnë problemet në vend që t’i zgjidhë ato”.

Intervista ishte pjesë e një apeli të drejtpërdrejtë nga ana e Harris drejtuar votuesve republikanë teksa theksoi mbështetjen e republikanëve për fushatën e saj në një shtet fushëbeteje si Pensilvania përpara se të dilte për intervistën në Fox News, një rrjet me prirje konservatore.

Gjatë intervistës Harris u pyet në lidhje me komentin e saj të bërë së fundmi se nuk do të ndryshonte “asgjë” në lidhje me ato çfarë ka bërë administrata Biden.

“Më lejoni të jem shumë e qartë, presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Bidenit”, por pa dhënë më shumë detaje.

Më herët, në qarkun Bucks, në periferi të Filadelfias, Harris foli mbi ato që i quajti përpjekje të Trump për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje katër vjet më parë.

Harris tha se veprimet e zotit Trump shkelën Kushtetutën dhe siç tha ajo, nëse atij do t’i jepej mundësia, do ta shkelte atë përsëri.

“Ai refuzoi të pranonte vullnetin e popullit dhe rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai dërgoi një turmë të armatosur në Kapitol dhe ata sulmuan me dhunë oficerët e policisë, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe kërcënuan jetën e nënpresidentit (të kabinetit) të tij”, tha Harris.

Mbi 100 republikanë iu bashkuan Kamala Harris në qarkun Bucks, mes tyre Adam Kinzinger, një ish-ligjvënës dhe anëtar i komisionit që hetoi sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e ish-Presidentit Trump.

“Pavarësisht se për kë keni votuar herën e fundit, ka një vend për ju në këtë fushatë”, tha zonja Harris.

Nënpresidentja udhëheq me 46% për qind krahasuar me 43 që është mbështetja për kandidatin republikan Donal Trump sipas një sondazhi të fundit të agjencisë ‘Reuters’.

Harris ka tentuar më parë të afrojë votuesit e zhgënjyer me zotin Trump. Në fillim të këtij muaji, ish-ligjvënësja republikane Liz Cheney, vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney, u bëri thirrje amerikanëve të vendosin vendin mbi partinë e të votojnë për Harris, duke thënë se zoti Trump nuk ishte i përshtatshëm për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara.

Harris përsëriti të mërkurën zotimin e saj për të emëruar një republikan në kabinetin e saj, nëse zgjidhet.

VOA

Next Post
Bie nga ballkoni i hotelit, humb jetën tragjikisht ish-ylli i One Direction

Bie nga ballkoni i hotelit, humb jetën tragjikisht ish-ylli i One Direction

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Debatin e dha Youtube dhe Kamala Harris qe një dështim spektakolar…Unë nuk dua të vijë Trump…por nuk dua as dhe këtë grua të çekuilibruar…që një votuesi të saj jo vetëm që nuk ii përgjigj,por e kërcënoi.Fjalët e tij ishin “Zonjë…ju nuk mbani dot nervat me një votues,e si do t’a drejtosh Amerikën Ti?! Jam pa fjalë….” Një javë më vonë…Ajo me këshilltarët e saj pati një tjetër dalje në publik…por këtë herë më të butë…

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Dy kroçiera me 150 turistë në bord ankorohen në Durrës, rritet interesi për Shqipërinë

Rama: Dy kroçiera me 150 turistë në bord ankorohen në Durrës, rritet interesi për Shqipërinë

April 22, 2026
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE

April 22, 2026
Skandali i festave me eskorta, dalin përgjimet për lojtarin e Serisë A: Jam shtatzënë…

Skandali i festave me eskorta, dalin përgjimet për lojtarin e Serisë A: Jam shtatzënë…

April 22, 2026
Berisha mbledh grupin: Kryengritja tjetër duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Berisha mbledh grupin: Kryengritja tjetër duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

April 22, 2026
“Do rrisim trupat në 460 mijë”,  Gjermania zotohet të ndërtojë ushtrinë më të fortë në Evropë deri në vitin 2039

“Do rrisim trupat në 460 mijë”, Gjermania zotohet të ndërtojë ushtrinë më të fortë në Evropë deri në vitin 2039

April 22, 2026
Shoqatat e Biznesit, 6 kërkesa qeverisë për shkak të rritjes së çmimit të naftës

Shoqatat e Biznesit, 6 kërkesa qeverisë për shkak të rritjes së çmimit të naftës

April 22, 2026
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Me urdhër të SPAK/ Operacion kundër Call-Center-ave mashtrues, Policia dhe BKH kontrolle në Tiranë

April 22, 2026
Gjykata e Posaçme, “ultimatum” Majlinda Bufit!

Gjykata e Posaçme, “ultimatum” Majlinda Bufit!

April 22, 2026

E keqja më e madhe: Berisha etj.

April 22, 2026
TikTok-u rrit divorcet, avokatja: Mësuesja në Tiranë kyçte burrin dhe fëmijët për të dalë live…

TikTok-u rrit divorcet, avokatja: Mësuesja në Tiranë kyçte burrin dhe fëmijët për të dalë live…

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In