• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kamala Harris dhe Tim Walz sot në intervistën e parë të rëndësishme televizive

by S T
29/08/2024 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën Presidentja Kamala Harris dhe kandidati demokrat për Nënpresident Tim Walz do të japin sot intervistën e parë të rëndësishime televizive në kuadër të fushatës së tyre presidenciale, ndërsa dyshja po zhvillon një turne zgjedhor me autobus në juglindje të Xhorxhias.

Intervista e së enjtes me gazetaren e rrjetit CNN Dana Bash paraqet një mundësi që zonja Harris të shuajë kritikat se u është shmangur intervistave dhe ofron një platformë të re për të paraqitur pikëpamjen e saj të fushatës si edhe për të sporvuar aftësitë politike përpara debatit me ish-Presidentin Donald Trump, që është planifikuar të mbahet në 10 shtator.Intervista paraqet gjithashtu rrezik, në një kohë që ekipi i saj synon të ruajë entuziazmin dhe përkrahjen, pas largimit nga gara të Presidentit Joe Biden dhe mbajtjes javën e kaluar të Kuvendit Kombëtar Demokrat.

Dhënia e intervistave të përbashkëta në një vit zgjedhor është diçka e zakonshme në politikë, Joe Bideni dhe Kamala Harrisi, Donald Trumpi dhe Mike Pence, Barack Obama dhe Joe Bideni, të gjithë kanë bërë intervista të tilla gjatë garës presidenciale.

Dallimi është se të gjithë këta kandidatë të tjerë kishin bërë më parë edhe intervista vetëm. Zonja Harris nuk ka bërë asnë intervistë vetëm që kur u bë kandidatja kryesore e partisë 5 javë me parë dhe as më herët, kur garonte në krah të Presidentit Joe Biden, para se ai të tërhiqej.

Intervista me rrjetin CNN do të transmetohet në orën 9 të mbrëmjes me orën lokale. Ajo do të regjistrohet paraprakisht në orën 13:45. Intervista realizohet ndërsa dyshja mban një turne dy ditor me autobus në juglindje të Xhorxhias, i cili kulmon me një takim zgjedhor në qytetin Savanah.

Zonja Harris, gjatë detyrës si Nën Presidente ka realizuar intervista televizive dhe të shkruara me agjencinë The Associated Press dhe media të tjera, më shpesh se sa presidenti, me përjashtim të periudhës pas debatit të dobët me Donald Trumpin, kur Joe Bideni dha disa intervista brenda një periudhe të shkurtër kohore, ndërsa përpiqej të bindte publikun dhe partinë se ishte në gjendje të drejtonte vendin edhe për katër vjet.

Mosparaqitjet mediatike të zonjës Harris gjatë muajve të fundit janë kthyer në një prej pikave kryesore për të cilën po e sulmojnë republikanët. Fushata e zotit Trump ka mbajtur shënim se sa ditë kanë kaluar që kur ajo u bë kandidate dhe nuk ka dhënë intevistë.Të mërkurën, guvernatorja e Arkansasit, Sarah Huckabee Sanders, ish zëdhënësja e zotit Trump, sugjeroi se zonjës Harris i nevojitej “një dado” prandaj intevistën nuk po e jep vetëm, por së bashkus me zotin Walz.

“Ata e dinë që Kamala Harrisi nuk ia del dot të japë një intervistë vetëm”, tha ajo në emisionin “Fox & Friends”, të rrjetit Fox News.

Ndërkohë, zoti Trump ka dhënë intervista kryesisht në media konservatore, megjithëse ai ka mbajtur konferenca më të hapura për shtypin javët e fund/VOA

Next Post
Franca armatos Serbinë! Macron dhe Vuçiç nënshkruajnë marrëveshje për 12 avionë luftarakë

Franca armatos Serbinë! Macron dhe Vuçiç nënshkruajnë marrëveshje për 12 avionë luftarakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

November 5, 2026
Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

November 5, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

November 5, 2026
Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

November 5, 2026
BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

BE investon 525 milionë euro për startup-et e mikroçipave, synon të ulë varësinë nga SHBA dhe Azia

November 5, 2026
Hashim Thaçi flet nga burgu i Hagës, për veten, familjen, Edi Ramën dhe të ardhmen e Kosovës

“Ju përqafoj të gjithëve”- Ish-presidenti Thaçi reagon për mbështetjen dhe dënimin: Do të dal me çdo qelizë time të pastër në fund të këtij rrugëtimi!

November 5, 2026
Sulm kibernetik në Lihtenshtajn, hakerët marrin të dhënat e rreth 31 mijë kompanive dhe fondacioneve -

Alarm global kibernetik/ Hakerat po na hyjnë nëpër shtëpi! Nga frigoriferët te makinat, si po na sulmohet jeta e përditshme?

November 5, 2026
Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

Franca përfshihet sërish nga protestat dhe trazirat, përplasje me Policinë në disa qytete! Greva mbyll “Kullën Eifel”

November 5, 2026
Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

Zvicra heq sanksionet ndaj dy miliarderëve rusë Alisher Usmanov dhe Mikhail Fridman, ndjek hapat e BE-së!

November 5, 2026
Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

Gjashtë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Veteranët aksion përpara godinës së BE-së në Prishtinë!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In