• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kam respekt për viktimat”, furtuna që shkaktoi intervista me djalin e Toto Rina-s

by A R
07/04/2016 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shkaktuar polemika mjaft të ashpra intervista e transmetuar dje në emisionin “Porta a Porta” të gazetarit italian Bruno Vespa në kanalin “RAI 1″. Gazetari i njohur ftoi për intervistë djalin e mafiozit më famëkeq të Italisë, Salvatore (Toto) Rina, Xhuzepe Rina.

Toto Rina, i arrestuar në vitin 1993 njihet si “Shefi i Shefave” të familjeve mafioze siciliane. Ai akuzohet për dhjetëra krime dhe masakra mafioze, mes të cilave dhe vrasjen e prokurorëve Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino. Po ashtu edhe djali i tij Xhuzepe Rina sapo ka përfunduar dënimin me 8 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë mafioze. Xhuzepe Rina ka botuar muajt e fundit një libër. Libri i titulluar “Salvatore Rina, babai im” tregon historinë e familjes së tij dhe akuzave që u janë bërë për përfshirje në mafie.

Transmetimi i një interviste në emisionin më të ndjekur në Itali, me djalin e “Shefit të Shefave” ka sjellë një stuhi mediatike. Familjet e viktimave të Toto Rinës e kanë quajtur këtë intervistë si një “vrasje të dytë të tyre”. Vetë disa drejtues të RAI-t kanë qenë kundër transmetimit të saj.

“Të dëgjosh një rrëfim nga një djalë që nuk gjykon dhe nuk dënon veprimet e të atit të tij është e vështirë për tu pranuar. Nuk mund t’u japim në media të njëjtin dinjitet si viktimave ashtu dhe atuorëve”,- tha presidentja e RAI, Monica Maggioni.

Para transmetimit të intervistës, Partia Demokratike e Mateo Renzit, 5 Yjet e Bebe Grillos, Komisioni Antimafia i Parlamentit Italian dhe gruaja e Xhovani Falkones kërkuan që intervista të mos transmetohej. Drejtuesit e Komisionit Anfimafia kanë kërkuar takim me drejtuesit e RAI-t për të dhënë sqarime mbi motivet e transmetimit të një interviste që shkaktoi kaq shumë reagime.

Por pavarësisht kësaj bordi drejtuesi i “RAI 1” vendosi transmetimin. Gazetari Bruno Vespa nuk hoqi dorë nga intervista e cila u transmetua mbrëmë. Përballë kritikave ai solli vetëm një argument. “Për të luftuar mafien duhet ta njohim atë dhe ky rrëfim do të na bëjë të kuotojmë më mirë si funksion mafia”,- tha Vespa.

Por çfarë tha Xhuzepe Rina në Intervistë? I pyetur nëse e kritikonte të atin, ai deklaroi se: “Nuk më takon mua të gjykoj. Ai është babai im. Një fëmijë mund të mos bjerë dakord me ato që bën babai, por këto nuk mund t’i thotë në publik. Është babai im”.

I pyetur për vrasjen e Xhovani Falkones dhe Paulo Borselnos, Rina tha: “Çfarëdo që të them për ta do të keqpërdorej. Nëse shpreh një mendim ky mendim do të instrumentalizohet. Unë kam gjithmonë respekt për të vdekurit. Për të gjithë të vdekurit”.

Rina tha se ka kaluar një fëmijëri të qetë edhe pse prindërit nuk e kanë lënë të shkonte kurrë në shkollë. “Ne kemi qenë pak ndryshe, jetonin ndryshe dhe asnjëherë babai nuk na tregonte se cilat ishin shqetësimet e tij”,- tha Rina./KJ

Next Post

“Mandatet”, PD kërkon votim sot, Meta: Të hënën në këshillin e mandateve, votojmë të enjten tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In