Këtë të diel spektakli i humorit “Portokalli” ka hapur sezonin e tij artistik.
Një nga numrat që ra në sy e që bëri më shumë njerëz për të qeshur ishte roli i Drejtoreshës së Tatimeve, interpretuar nga aktorja Delinda Zhupa.
Ky interpretim, që prej të hënës është përhapur më mënyrë virale në rrjet.
Aktorja që sezonin e mëparshëm ka luajtur rolin e një vajzë fierake, ka përfunduar studimet e larta për aktrim pranë Universitetit të Arteve.
25-vjeçarja, e kontaktuar sot nga gazeta DITA ka thënë se është ndjerë e befasuar dhe nuk i ka pritur reagimet e shumta të këtyre ditëve.
“Nuk e prisja që do të përhapej kaq shumë ajo video. Jam mbytur nga telefonatat sot. Ne jemi në punë e sipër dhe nuk e kemi vendosur ende nëse do të vazhdohet apo jo roli i drejtoreshës” / DITA
