• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Duka: Jemi të bindur tek kualifikimi…kemi rezervuar edhe hotelin në Francë

by
07/10/2015 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka ishte dje në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Bledni Fevziu ku shprehu besimin tek ekipi kuqezi për një kualifikim për në Evropianin e “France 2016”.

Duke e cilësuar sfidën e së enjtes së 8 Tetorit ndaj Serbisë si një sfidë mjaft të rëndësishme në “Elbasan Arena”, Duka tha se beson te pjesëmarrja në “Francë 2016”, por do të ishte një katastrofë nëse kjo nuk arrihet.

“E shikoj De Biazin se është shumë i emocionuar dhe i tensionuar para këtij takimi. Ne besojmë te kualifikimi dhe këtë e bëjnë edhe futbollistët pas çdo ndeshje akoma më shumë. I kemi të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar dhe në rast se dështojmë do ta quaja një katastrofë. Ne duhet të zhvillojmë ndeshjen me Serbinë, por duhet të besojmë deri në fund, pasi mendoj se Portugalia duhet të bëjë detyrën e vet dhe ne detyrën tonë. Ne kemi një skuadër që mund të përballemi me këdo siç treguam me Francën apo Italinë. Për këtë ekip që kemi ngritur mendoj se De Biazi ka meritën e tij si ndërtuesi i kësaj skuadre”,- tha kreu i FSHF-së

Madje ai shtoi se kuqezinjtë kanë rezervuar edhe hotelin në Francë për Evropianin e mundshëm.

“Po e kemi rezervuar që dy muaj më parë, është e vërtetë. Por është një detyrim për të gjitha ekipet që luajnë kualifikimin. Edhe ne edhe Danimarka e kemi rezervuar, por vetëm njëri do ta anullojë.” tha ai

Duka i bëri thirrje tifozëve të mbështesin zemrat kuqezi dhe të shmangin çdo lloj incidenti që do të mund të dëmtonte kombëtaren.

Next Post

Rama i “anulon ftesën” për ndeshjen Thaçit, pret ardhjen e Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com