• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam qënë me Olldashin…!”/ Tabaku kundër bashkëpunimit me Metën: Berisha po përsërit të njëjtat gabime

by Java News
01/11/2022 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Përsëritje e të njëjtave gabime”, kështu e ka konsideruar deputetja e PD-së, Jorida Tabaku marrëveshjen e firmosur mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjatë një interviste për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Tabaku tha se vazhdimisht bëhen të njëjtat marrëveshje, duke theksuar se ajo që i nevojitet PD është që të zgjerojë grupin e njerëzve që i drejtohet.

Sipas deputetes, prioriteti kryesor i PD duhet të ishte bashkimi përtej asaj që partia ka dhe përtej asaj që aleatët kanë.

“Gabimi i përsëritur që po bëhet tani është fokusimi tek përsëritja e të njëjtave gjëra, duke bërë të njëjtat marrëveshje, duke mos u përpjekur për ta zgjeruar grupin e njerëzve që ne u drejtohemi, shtresës së mesme, njerëzve pa parti, njerëzve që duan të dëgjojnë alternativë, njerëzit të cilët kanë nevojë për argumente, të rinjtë, që e bëjnë PD edhe më moderne, më fleksibël. Nuk e kam parë këtë akoma të ndodhë”, u shpreh Tabaku mes të tjerash.

Pjesë nga intervista:

-Sa e ka penalizuar PD bojkoti i zgjedhjeve të fundit lokale?

Mendoj që ka qenë një kosto shumë  e madhe për PD, ka qenë kosto sepse nuk kemi patur përfaqësim vendor në asnjë prej qyteteve. Por ishte një element që në zgjedhjet e vitit 2021 nuk e penalizoi PD, sepse arritëm të merrnim 680 mijë vota, që ishim pothuaj 30 mijë vota më pak se qeveria, pra si opozitë, por nga pikëpamja e përfaqësimit lokal e ka dëmtuar PD.

-Si e shihni marrëveshjen e re të bashkëpunimit mes partive që drejtohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta? I shërben fitores së opozitës në zgjedhje?

Duke qenë se kam qenë pjesë e opozitës për 8 vite, pa pozicione drejtuese, jam përpjekur ta shoh PD edhe ndoshta pak më ftohtë se ata që kanë qenë në pozicione drejtuese. Gjykoj që kemi bërë gjithmonë gabimin e përsëritjes së të njëjtit gabim. PD sot duhet të jetë ndryshe.

PD duhet të jetë sot një forcë moderne, një forcë që jep argumente, që të përballet me ide. PD sot duhet të bënte opozitë duke ofruar alternativë dhe mendoj që prioriteti kryesor i PD duhet të ishte bashkimi përtej asaj që PD ka dhe përtej asaj që aleatët kanë. Me pak modesti, mund të marr shembullin e Tiranës.

Mund të të them që kam qenë drejtuese e shtabit të Halim Kosovës në 2015, kam qenë pjesë e shtabit elektoral në 2011, pjesë e shtabit elektoral të Sokol Olldashit, kam qenë pjesë e komisioneve të numërimit dhe atyre zgjedhore.

Nuk ka patur asnjë fushatë elektorale që të mos kem qenë e përfshirë në një pozicion apo në një tjetër. Të them me siguri absolute që edhe duke mobilizuar të gjithë potencialin opozitar, duhet patjetër që ne duhet t’u flasim më shumë qytetarëve, sesa militantëve të çdo force politike që sot është në opozitë.

-Cili është ky gabim i përsëritur që po bëhet tani?

Gabimi i përsëritur që po bëhet tani është fokusimi tek përsëritja e të njëjtave gjëra, duke bërë të njëjtat marrëveshje, duke mos u përpjekur për ta zgjeruar grupin e njerëzve që ne u drejtohemi, shtresës së mesme, njerëzve pa parti, njerëzve që duan të dëgjojnë alternativë, njerëzit të cilët kanë nevojë për argumente, të rinjtë, që e bëjnë PD edhe më moderne, më fleksibël. Nuk e kam parë këtë akoma të ndodhë.

-PD e drejtuar nga zoti Berisha ka nisur zyrtarisht procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për bashkitë. Do të merrni pjesë për të votuar njërin nga kandidatët?

Diskutimi i PD të drejtuar nga njëri apo tjetri nuk më pëlqen dhe nuk kam folur për këtë në një vit. Unë jam në PD, kam për të qenë në PD gjithmonë. Nuk besoj ndonjëherë që partia ime, PD do të marrë veprime të cilat e përçajnë dhe e përkeqësojnë situatën. Ta dhashë shembullin e Tiranës për të thënë që Halim Kosova ishte një kandidat i jashtëzakonshëm, sepse tërhiqte përtej potencialit të partive dhe përtej secilës forcë politike në opozitë. Prapë nuk arritëm dot t’ia dalim./m.j

Next Post
Emri/ 4 ditë para përfundimit të afatit: Ja kush është prokurori i parë që dorëzoi kërkesën për të qenë kreu i SPAK

3 mijë euro për një certifikatë pronësisë/ SPAK mbyll hetimet për 4 punonjësit e Kadastrës në Sarandë, provohet marrja e rryshfetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Prag tragjedie në Fier nga rrjedhja e gazit në furrën e bukës, çifti përfundon i asfiksuar në spital, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In