• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

3 mijë euro për një certifikatë pronësisë/ SPAK mbyll hetimet për 4 punonjësit e Kadastrës në Sarandë, provohet marrja e rryshfetit

by Java News
01/11/2022 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dy punonjësit e Kadastrës së Sarandës Laert Pasha dhe Saimir Braho, të cilët dyshohet se janë përfshirë në korrupsion pasiv.

Në bazë të veprimeve hetimore, organi i akuzës ka provuar se punonjësit e Kadastrës kanë marrë rryshfet që varion nga 1 mijë deri në 3 mijë euro për pajisjen me certifikatë pronësie të shtetasve Hamza Tola dhe Jorgo Kreku.

Këta dy persona akuzohen gjithashtu për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Pas përfundimit të hetimeve, të katërt këta persona janë çuar për gjykim në gjykatë nga ana e SPAK.

NJOFTIMI I PLOTË I PROKURORISË SË POSAÇME

“Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.102, viti 2022”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.05.2022 ka regjistruar procedimin penal me nr.102/2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 259/2, 244/2 dhe 245/1/4 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Hamza Tola dhe Jorgo Kreku kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar në nenin 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal, për arsye se, me veprimet e tyre, ato i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një përfitim të paligjshëm monetar, që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar atë në procedurën e pajisjes me çertifikatën e pronësisë.

Ndërkohë gjithashtu u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Braho, punonjës të ASHK Sarandë, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 259/2 e 25  i Kodit Penal, me qëllim marrjen në favor të tyre të një përfitimi të paligjshëm monetar që varionte nga 1000 deri në 3000 Euro.

Në përfundim të hetimit Prokuroria  e Posaçme me datë 01.11.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së  Parë kërkesën për gjykim dhe aktet në ngarkim të  të pandehurve :

Laert Pasha, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.

Saimir Braho, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.

Hamza Tola, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.

Jorgo Kreku, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.

Gjithashtu në mbështetje të nenit 328/1, shkronja “dh” dhe 329/a të Kodit të Procedurës Penale, u kërkua pushimi i çështjes penale për shtetasin Kastriot Kreku, personi i cili ka denoncuar aktin korruptiv ./m.j

Next Post
Ngjarja tragjike/  Po ndërronte gomën e kamionit, mjeti zë poshtë 47-vjeçarin shqiptar! Ndërron jetë

Ngjarja tragjike/ Po ndërronte gomën e kamionit, mjeti zë poshtë 47-vjeçarin shqiptar! Ndërron jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In