Deputeti i PS-së, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri.
Braçe u shpreh se çështje të tilla kërkojnë përgjegjshmëri të lartë dhe nuk duhet të përdoren në mënyrë që të krijojnë panik te qytetarët.
Gjithashtu ai kritikoi mungesën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në Kuvend, duke u shprehur se që prej muajit shkurt ka kërkuar një interpelancë me të.
Po ashtu ai është shprehur se iu deshën 6 jave për të marrë informacion, duke theksuar se kjo nuk është e pranueshme të pritet e 6 javë të tjera për praninë e ministrit në Kuvend
Braçe: Kam që në muajin shkurt që kërkoj interpelancë me ministrin e bujqësisë. Çështjet për të cilën e kam thirrur ka të bëjë drejtpërdrejtë me ushqimin.
Në këtë situatë mund të lëvizë ministri i Jashtëm, i mbrojtjes, por i Bujqësisë. Në fillim ishte në Bruksel. Sot me thonë se është në Kosovë. Agjendën time nuk e bën ministri.
Do të kërkoja që kjo gjë të mos ndodhë më. Mu deshën 6 javë të marrë informacion. Tani do të pres 6 javë që ministri do të vijë këtu. Kjo nuk mund të ndodhë.












Skuthi ben parimorin, medemek po i plase barku per popullin! Jo lryetar bashkie, por as deputet nuk do jete perseri me votat e socialisteve!