• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam paditur Sali Berishën”, Balla flet për rikandidimin e Veliajt e Subashit dhe akuzat ndaj Ahmetajt

by A R
04/01/2023 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një intervistë për MCN,  ka hedhur poshtë zërat se Partia Socialiste është distancuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pas akuzave që rëndojnë mbi të lidhur me çështjen e inceneratorëve teksa thekson se për kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe atë të Fierit Armando Subashi flet transformimi që ata i kanë bërë qyteteve që drejtojnë.

Gjithashtu Balla zbuloi se ka depozituar padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të këtij të fundit se emri i kreut të grupit socialist ndodhet në përgjimet e Çapjave në Elbasan.

Kryetari i grupit parlamentar të PS flet edhe për draftin e amnistisë fiskale por edhe për avokatin e popullit për të cilin thotë se do ta zgjedhë qeveria.

Ndaj Erion Veliajt mund të ketë padi, por Veliaj dhe Tirana flet me punën e shkëlqyer që është bërë këto 7 vite. Tirana e pa me sytë e vet, nga 2011 pas largimit të Ramës nga drejtimi i bashkisë ishte një 4-vjeçar letargjik që nuk duhet kthyer asnjë moment. Paditë kanë punën e tyre, por e vërteta është që sot nuk ka asnjë akuzë të ngritur zyrtarisht nga institucioni i akuzës. Ku ka punë ka edhe llafe, por nuk jemi për të komentuar llafet dhe puna flet vetë.

Bashkia Fier është një bashki model në Shqipëri. Puna e bërë në këtë bashki është mbresëlënëse. Pasi kalova nga Elbasani në Fier, e kam shkelur çdo cep dhe kam, pasur mundësi  ta ndjek ndër vite dhe mund t’ju konfirmoj që në bashkinë Fier kryhet një punë serioze në shërbim të komunitetit dhe Subashi ka një meritë të pazëvendësueshme.

Ahmetaj nuk ka munguar në asnjë prej seancave parlamentare që për mua është indikatori kryesor i performancës dhe detyrimeve që ka çdo anëtar i grupit parlamentar. Ka pasur një sulm mediatik ndaj Ahmetajt sesa thelb  brenda çështjeve të pretenduara. Kuvendi ka bërë hetimet e veta dhe nuk ka asnjë referencë ndaj Ahmetajt. Ata që ngrenë akuzat nuk mund të japin dhe verdiktin.

/a.r

Next Post
Pastori Akil Pano: Jam në gjyq se nuk dua të zëvendësohet babi dhe mami, me prindi 1 dhe prindi 2

Pastori Akil Pano: Jam në gjyq se nuk dua të zëvendësohet babi dhe mami, me prindi 1 dhe prindi 2

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In