Kreu i qeverisë, Edi Rama ua ka lënë në dorë qytetarëve sa i takon emrit të Aeroportit të Vlorës, ndonëse tregoi se kishte në kokë një ide, por preferoi që të mos ta bënte publike.
Merruni me emrin se si do ta quajmë, unë e kam një ide, por do ta them më vonë”, tha Rama.
Rama ka deklaruar se kantieri i punimeve për Aeroportin e Vlorës do të çelet në pranverën e vitit 2020. Teksa prezantoi disa detaje nga projekti, Rama tha se me ndërtimin e Aeroportit, për të cilin theksoi se nuk do të jetë vetëm turistik, do të hapen 1 mijë vende pune, si dhe do t’i japë fund “makthit” të çmimeve të larta”.
“Pranverën e viti 2020 fillon puna në kantier. Me kompaninë tonë ajrore që dhe ajo mori kohën ë saj për t’u vënë në vijë dhe për të filluar fluturime. Tmerri i biletave të shtrenjta të marrë fund një herë e mirë. Duhet pak durim dhe kohë në planin afat-mesëm. Sistemi i çmimeve do të normalizohet, se me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe Vlorës, do të ketë më shumë zgjedhje dhe mundësi”, tha Rama. /l.m











