• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kam më shumë b*ole se shumë burra që kam njohur”/ Dea Mishel: Kur një grua gabon, është k*rvë, shtrigë, e ligë…!

by Java News
31/08/2023 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dea Mishel Hoxha ka publikuar një shkrim për veten dhe të gjitha vajzat dhe gratë që paragjykohen në shoqëri.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social “Instagram”, finalistja e “Big Brother VIP 2”, ka rrëfyer për vështirësitë në jetën e karrierën e saj, për arsyen e thjeshtë se “është vajzë”. Kur një mashkull gabon, i falet, por kur gabon një vajzë është shtrigë, shkruan Dea.

“Arritjet e mia janë pickuar për t’u shpërbërë deri në asgjë, nga duar manjakësh që s’duan të pranojnë që një vajzë ‘bionde’ mund të krijojë diçka”, shton ajo më tej, ndërsa me ironi thotë se “do që një ditë të zgjohet burrrë”:

“Është e çuditshme se si që nga 1400 vazhdojmë t’i quajmë gratë e forta, kërkuese, të vendosura, ‘shtriga’. Sikur mundësia e një gruaje për të arritur qëllimet e saj të krijohej vetëm nëse ndihmohej nga e mbinatyrshmja. Duhet të kesh bërë një pakt me djallin, se s’mund të jesh kaq e pathyeshme. Një mashkull përballë teje mund të gabojë, po ‘s’ka gjë se është i mirë nëse e njeh’, ose ‘i falet se ishte nervoz’, ndërsa kur një grua gabon, është k*rvë, shtrigë, e ligë. Ndërkohë, ti si grua shkon në ferr se ke një mendim tëndin ose se ke krehur flokët keq një ditë.

Ndiej që gjatë gjithë karrierës time gabimet e mia janë parë me lupë, ndërsa arritjet e mia janë pickuar për t’u shpërbërë deri në asgjë, nga duar manjakësh që s’duan të pranojnë që një vajzë ‘bionde’ mund të krijojë diçka. Për 9 vite, zgjohem çdo ditë dhe punoj shumë. E kam bërë çdo gjë vetë, çdo ditë të jetës sime, vetëm. Çfarë kam dëgjuar ka qenë ‘jo ka babin’, ‘dyshohet për një lidhje’. Është gjithmonë një mashkull imagjinar. Dhe vërtet është gjithmonë një mashkull për të të prishur punë. Një mashkull që të merr punën, ose i jep vendin e punës asaj me të cilën bën seks, një mashkull që futet mik për të vënë gruan në vendin e punës që meritoje ti, një mashkull që gjithsesi nuk gjykohet kurrë.

Ju se imagjinoni dot sa herë kam qarë në dhomën time sepse s’kam marrë atë që meritoja, prej një burri. Në të vërtetë, kushdo që më ka ndihmuar në jetën time ka qenë grua, rrallë herë një burrë më ka hapur rrugë.

Jam lodhur duke parë vajza shumë të forta, që e zvogëlojnë veten për t’u përshtatur dhe për t’u pëlqyer. Dhe unë lodhem, dhe them për çfarë po e bëj këtë? Dua që një ditë të zgjohem burrë. Kërkoj shumë. Dua shumë dhe dua ta arrij të gjithën  vetë. Kam më shumë b*ole se më shumë burra që kam njohur dhe mbase po të isha burrë, mund të më lavdëronin për këtë. Por jam vajzë, jam e pacipë, ‘si guxoi ajo shtriga’. Pastaj kujtohem, ka vajza të tjera si unë. Si unë kur isha 18 vjeç dhe fillova dhe s’dija ku po shkoja me jetën time. Kisha vetëm një ëndërr dhe çdo njeri kundër. Si unë kur s’bëj dot kompromise. Si unë që s’bëhem dot hija e një burri për të ecur para. Si unë që kam dëgjuar çdo lloj ofendimi të ndyrë dhe vazhdoj me veten, sepse është e vetmja gjë që kam, që më ka mbajtur, që më ka ndihmuar të eci para. Si unë që qaj shumë, po nuk injoroj asnjë lloj loti. Si unë që më duket se duhet të punoj 10 herë më shumë për të arritur diçka të thjeshtë. Si unë që s’kam bërë akoma çerekun e asaj që ëndërroj. Por, që në fund arrij ta llastoj veten. Si unë që krijoj mundësi për veten më shumë se ç’do bënte ndonjëherë ndonjë burrë për mua. Si unë që s’kam nevojë për asnjë. Si unë që në fund të ditës, jam përsëri e bukur. Se kështu vendos unë. Sepse unë jam e lirë, e pathyeshme, krijuese, ‘shtrigë’”.- ka shkruar ajo./m.j

Next Post
Spahiu zbulon bisedat me amerikanët: Më kanë kërkuar që të mos bashkëpunoj me Kurtin

Spahiu: Nëse Rama bën ndryshime në qeveri, do zgjedhë sërish gra. Prezenca e ministrave femra, zbut konfliktet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE/ Minutat e fundit të sfidës, nuk është dita e Manajt! San Marino ruan barazimin, kuqezinjtë shpërdorojnë! Bjellorusia po fiton me Finlandën (VIDEO)

LIVE/ Minutat e fundit të sfidës, nuk është dita e Manajt! San Marino ruan barazimin, kuqezinjtë shpërdorojnë! Bjellorusia po fiton me Finlandën (VIDEO)

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj i jep OK “Bordit të Paqes”, dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza!

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

October 6, 2026
Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

Frikë për përplasje në protestën e 8 tetorit te Kuvendi? Eksperti paralajmëron Berishën: Mos u fut në mes të turmës për të provokuar! Ekziston mundësia për…

October 6, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

October 6, 2026
“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

October 6, 2026
Ekspertët: “Është shumë vonë që vendet të shmangin përhapjen e Omicron”

Mister dhe alarm, çfarë po ndodh në Rusi? Autoritetet mohojnë shpërndarjen e virusit, por karantinojnë qindra njerëz

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com