Policia i ka hequr përfundimisht patentën një 25-vjeçari nga Durrësi pasi është konstatuar i dehur në timon. Fillimisht ai u ndalua për të verifikuar veshjen e xhamave të makinës, por gjatë kesaj procedure është konfliktuar me policët duke i kërcënuar ata me fjalë dhe veprime.
Krahas sharjeve, ai i është drejtuar njërit prej tyre me fjalët: “O do të zhvesh unë ty sonte o s’ka. Unë të flas si burri-burrit, kurse ti më bën k**vën mua në telefon”.
Pas kësaj, atij i është bërë edhe testi i alkoolit ku ka rezultuar se ishte i dehur. Të riut i është konstatuar një masë prej 0.35 mg/l alkool në gjak.
Njoftimi i plotë
DVP Durrës
Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një drejtues mjeti, i cili ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit që ata i kanë ushtruar për xhamat e riveshur, ju informojmë se:
Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë ka rezultuar se shtetasi A. K. drejtonte nën efektin e alkoolit, në masën 0.35 mg/l, mjetin tip “Audi”, me xhama të riveshur.
Gjatë kontrollit dhe veprimeve policore, ky shtetas i ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, shtetasi A. K., 25 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, është proceduar penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Gjithashtu, këtij shtetasi i është pezulluar përfundimisht leja e drejtimit, pasi e ka në mënyrë të përsëritur këtë shkelje (drejtim mjeti nën efektin e alkoolit).
DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
Sa e pa drejte eshte jeta. Per kete duhen police si ai qe i vendosi gjurin ne fyt te shkretit George Floyd. Pastaj do e shikonim kete trimin ne..