Kancelari austriak Karl Nehammer sot në Vjenë ka zbuluar edhe bisedën telefonike që ka bërë me presidenti e Ukrainës, Volodymyr Zelensky kur nisi pushtimi rus.
Kancelari tregoi se Zelensky e kishte informuar për ngjarjet teksa ishte shprehur se kishte frikë për jetën e tij dhe për fatin e vendit.
“Udhëheqësi ukrainas më tha se kishte frikë për jetën e tij dhe për fatin e vendit të tij” tregoi ai.
“Presidenti ukrainas filloi të flasë në telefon, të raportojë për atë që po ndodh në vendin e tij, në një vend që, siç tha ai, nuk e di më sa do të ekzistojë, ndërsa theksoi se nuk e di se sa do të jetë gjallë dhe vetë”, tregoi Karl Nehammer./m.j