• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kaluan mallra kontrabandë në Morinë, arrestohen doganieri dhe dy policë

by A R
16/10/2022 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një doganier, dy efektivë policie dhe dy shtetas nga Kosova janë arrestuar pasi lejuan kalimin e mallrave kontrabandë nga Morina. Ata u kapën në flagrancë Qafë Morinë, duke transportuar me automjet, mallra të kontrabanduara (xhama dyersh dhe dritaresh), të cilat i kishin kaluar nga pika kufitare, duke korruptuar doganierin dhe dy punonjës të Policisë Kufitare.

Kundrejt përfitimit të shumave monetare doganieri dhe dy policët lejuan kalimin e mallrave të kontrabanduara nga dy kosovarët banues në Pejë.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qafë Morinë”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Kaluan në PKK Qafë Morinë, mallra të kontrabanduara, duke korruptuar doganierin dhe dy punonjës të tjerë të Policisë Kufitare, arrestohen 2 shtetasit. Në pranga edhe doganieri e 2 punonjës të tjerë të Policisë Kufitare.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Qafë Morinë”.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasit:

-A. Z., 27 vjeç dhe I. Rr., 41 vjeç, të dy banues në Pejë, Kosovë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Qafë Morinë-Tropojë” duke transportuar me automjet, mallra të kontrabanduara (xhama dyersh dhe dritaresh), të cilat i kishin kaluar nga pika kufitare Qafë Morinë, duke korrupuar doganierin dhe dy punonjës të Policisë Kufitare.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

-J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Tetaj, me detyrë doganier (përgjegjës turni) në PKK Qafë Morinë;

-S. M., 45 vjeç, banues në fshatin Bujan, me detyrë trup shërbimi në PKK Qafë Morinë;

-P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Buçaj, me detyrë trup shërbimi në PKK Qafë Morinë.

Këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kalimin e mallrave të kontrabanduara nga shtetasit A. Z. dhe I. Rr., kundrejt përfitimit të shumave monetare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, së bashku me mallrat e kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Next Post
Shenjat e para të sklerozës mund të zbulohen 9 vjet para diagnozës

Shenjat e para të sklerozës mund të zbulohen 9 vjet para diagnozës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In