• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kallëzohet penalisht Shaban Memia për grabitjen e Gjirit të Kakomesë, ia kaloi biznesmenit Luan Leka pronën e banorëve të Nivicës

by Java News
13/10/2020 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

1005 banorë të fshatit Nivicë kanë kallëzuar sot penalisht në Prokurorinë e Sarandës, Shaban Meminë ish-drejtorin e Sali Berishës në krye ALUIZNI-t, me akuzën se ka grabitur Gjirin e Kakomesë, duke ia kaluar biznesmenit Luan Leka, për ndërtimin e një fshati turistik, i cili deri më sot ka mbetur vetëm në letër.

Gjithashtu, banorët kanë kallëzuar penalisht edhe tre prokurorë të Sarandës pasi ka dy vite që mbajnë peng dosjen e Kakomesë, me protagonist Luan Lekën, i cili akuzohet nga banorët për zaptimin e 20 hektarë tokë në Gjirin e Kakomesë.

Para depozitimit të kallëzimit penal, banorët e Nivicës, pjesë e Bashkisë Himarë, protestuan para Prokurorisë së Sarandës, për zaptimin e pronave, çka ka sjell zvarritjen 30-vjeçare të procesit të hipotekimit të tokave të përfituara me ligjin 7501. Ata ka tre dekada që sorollaten sa në bashki, hipotekë dhe gjykatë, duke nisur kalvarin nga fillimi.

“Kallëzimi që do të bëjmë sot është për tre prokurorët e Sarandës, të cilët ka tre vite që mbajnë peng dosjen e Kakomesë, për rrethimin që ka bërë firma të 110 hektarëve. Drejtori i ALUIZNI-t në atë kohë ka bërë privatizimin për një fshat turistik. Në Kakome nuk ka fshat turistik. Shaban Mamia ka privatizuar tokat tona”, tha njëri nga përfaqësuesit e banorëve.

Bëhet fjalë për 464 ha tokë bujqësore të trashëguar brez pas brezi, të shtetëzuara nga regjimi komunist dhe të rikthyera 30 vite më parë. 20 hektarë nga ko tokë ndodhet në buzë detit në Kakome. Ndërkaq, Gjiri i Kakomesë është i rrethuar nga një kompani private e Luan Lekës, e cila ka arritur të hipotekojë 110 ha tokë. Kompani ka 15 vite që pretendon se po zbaton një projekt për fshat turistik, por që deri më sot nuk ekziston. Banorët kanë certifikatën e tokës, por prona e tyre është e rrethuar.

Në protestën e sotme, banorët i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndërhyjë dhe të çlirojë Gjirin e Kakomesë. “Kemi njerëzit tanë në Tiranë që punojnë kundra nesh. I lutemi kryeministrit shqiptar të vërë dorë nga kjo orë për të zgjidhur këtë problem, sepse ne nuk tërhiqmi, nuk ikim nga shtëpitë tona. Të ndalohen provokimet dhe provokimet. Këtu është një korrupsion i paparë nga prokuroria, gjykata, policia dhe të gjithë. Ne i kemi tokat me tapi dhe nuk shkojmë dot në Kakome. Këto toka i kemi me qindra vite. Na i mbajti regjimi komunist. Tani po na i mbajnë këta me korrupsion”, tha një nga banorët.

Një banorë tjetër tha se pronat po ua grabisin me një ligj korruptiv. “Ligji që kanë ndërtuar këta është i rënë juridikisht, sepse unë kam të drejtë të kërkoj pronën time jo deri në 10 vjet, por edhe pas 100 viteve”, tha një banor tjetër. Banorët e Nivicës pretendojnë se pas zaptimit të pronave të tyre fshihen politikanë në Tiranë.//shqiptarja.com 

g.kosovari

Next Post
Lumi Ishëm del nga shtrati/ Rrezikojnë të përmbyten disa fshatra në Fushë-Krujë

Lumi Ishëm del nga shtrati/ Rrezikojnë të përmbyten disa fshatra në Fushë-Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In