• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kallëzimi në dorë të SPAK/ Kronologjia e kryengritjes së 14 shtatorit, nga pushtimi i institucioneve tek granata në zyrën e Gjinushit

by E S
21/10/2025 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryengritja e armatosur e PD-së më 1998
Përmes kallëzimit penal të dorëzuar në SPAK, avokati Idajet Beqiri ka paraqitur me detaje kronologjinë e kryengritjes së 14 tetorit të udhëhequr nga Sali Berisha dhe zyrtarët e PD, për të cilët tashmë kërkon nisjen e hetimeve.

Më 14 shatator 1998, grupet e armatosura të Partisë Demokratike pushtuan të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, me përjashtim të Ministrisë së Brendshme, e cila ishte sulmuar me armë në 13 shtator nga 40 persona të armatosur.

U pushtuan dhe u plaçkitën Kryeministria, Kuvendi dhe ministritë e tjera. Një granatë u hodh në zyrën e Kryetarit të Kuvendit Skënder Gjinushit, u rrëmbyen disa tanke të Gardës, ndërsa atë ditë iu bë një atentat me armë ministrit të Brendshëm, Perikli Teta.

Sali Berisha tërhoqi grupet e armatosura mbrëmjen e 14 shtatorit 1998 pas një ultimatumi të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili dënoi grushtin e shtetit dhe deklaroi se nuk njihte pushtet që dilte nga dhuna.

Më poshtë, Shqiptarja.com publikon kronologjinë e plotë të grushtit të shtetit që përshkruhet në detaje në kallëzimin e avokatit Idajet Beqiri.

***

Pjesë nga kallëzimi në SPAK ku përshkruhet kronologjia e kryengritjes së armatosur së 14 shtatorit 1998

Në ora 00:30 të datës 13 shtator 1998 jep një konferencë shtypi në selinë e Partisë Demokratike, kryetari i saj, Sali Berisha. Akoma pa folur organet kompetente, pra, Ministria e Rendit dhe Prokuroria, ai u deklaron gazetarëve se “Azemin e vrau Nano dhe Sllobodani”.Në mëngjesin e datës 13 shtator 1998 para selisë së Partisë Demokratike mblidhen me qindra simpatizantë të saj për të protestuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Partia Demokratike filloi që ta shfrytëzonte ngjarjen për të rritur zemërimin e militantëve kundër Qeverisë, me qëllim që ta përdorte për zhvillimin e grushtit të shtetit që kishte planifikuar. Azem Hajdari gëzonte autoritet tek anëtarët e militantët e Partisë Demokratike, për rolin në demonstratat e studentëve në dhjetor të vitit 1990, që çuan në rrëzimin e diktaturës.Në ora 10.00 të datës 13 shtator 1998, Sali Berisha jep një konferencë tjetër shtypi në selinë e Partisë Demokratike. Këtë herë fjalët e tij në këtë konferencë më shumë se gazetarëve, i drejtoheshin militantëve të Partisë Demokratike që ishin mbledhur para selisë së saj. Për këtë qëllim një altoparlant që ishte vendosur në ballkonin e selisë së Partisë Demokratike transmetonte fjalët e tij në konferencën e shtypit. Sali Berisha iu drejtohet emocioneve të turmës, sentimenteve e jo mendjes së tyre, me fjalët : “Kemi të dhëna që zëdhënësi i kryeministrit Fatos Nano ka përgëzuar sot vrasësin në emër të Nanos. Vrasësi është Fatos Nano. Ai ka vetëm 24 orë kohë. Nëse nuk jep dorëheqjen, ne nuk mund t’i përmbajmë turmat”.Turma e irrituar nga fjalët e Sali Berishës fillon në kor të bërtasë “Vdekje Fatos Nanos!” … Vet Sali Berisha, pas konferencës së shtypit, kishte dalë në ballkonin e selisë së Partisë Demokratike, dhe brohoriste bashkë me turmën: “Vdekje Fatos Nanos!”.Në datën 13 shtator 1998, aktin kriminal të vrasjes së deputetit Azem Hajdari e dënoi Partia Socialiste dhe partitë e Aleancës për Shtetin, si edhe gjithë spektri politik shqiptar.

Në ora 10.00 të mëngjesit të datës 13 shtator 1998 Këshilli i Ministrave zhvillon një mbledhje tjetër rreth ngjarjes, për t’u njohur me zhvillimet e reja dhe për të përcaktuar masat për përballimin e saj.

Qeveria bëri thirrje për qetësi dhe siguronte anëtarët e Partisë Demokratike dhe popullin shqiptar se “organet e rendit e të Prokurorisë po bënin punën e tyre për identifikimin e vrasësve dhe vënien e tyre para drejtësisë”.

Turma e karikuar dhe e irrituar e militantëve të Partisë Demokratike nuk donin të dëgjonin asgjë tjetër përveç fjalëve të liderit të tyre, Sali Berisha, se “vrasësi i deputetit Azem Hajdari ishte Fatos Nano…”. Me thirrje lufte, turma e ndezur nga fjalët e liderit të saj Sali Berisha, duke brohoritur në kor “Poshtë Fatos Nano”, nisen për të protestuar para ndërtesës së Këshillit të Ministrave.

Në krye të protestës ishte njëri nga drejtuesit kryesor të Partisë Demokratike, anëtari i kryesisë së saj, ish kryetari i Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori. Rrugës demonstruesit sulmojnë Ministrinë e Rendit. Pasi dështojnë në përpjekjet e tyre për ta marrë, djegin e shkatërrojnë makinat që ndodheshin të parkuara para Ministrisë së Rendit dhe godasin me sende të forta xhamat e ndërtesës.Më pas turma e militantve të Partisë Demokratike vazhdojnë rrugën drejt godinës së Kryeministrisë.

Kur turma arriti para godinës, duke bërtitur “Vdekje Fatos Nanos!”, mbledhja e Qeverisë, që vazhdonte akoma punimet, ndërpritet dhe ministrat largohen me ngut nga dalja anësore e godinës. Turma e armatosur e demonstruesve fillimisht iu vuri flakën makinave që ndodheshin të parkuara para godinës.

Më pas sulmojnë godinën e Kryeministrisë, duke përdorur armët dhe bëjnë përpjekje të futen në ambientet e saj. Ushtarët e Gardës së Republikës dhe policët që ndodheshin akoma në shërbim të saj, bëjnë përpjekje ta mbrojnë. Në këtë konfrontim vritet një nga demonstruesit dhe plagosen disa të tjerë nga të dy palët. Mbrojtësit e godinës tërhiqen.Turma e militantëve, që sipas shtypit të kohës ishin rreth 1500-2000 vetë, arrin të futet në katin e parë të godinës, ku dhunojnë zyrat dhe ambientet e saj. Më pas, duke parë rezistencën e forcave të gardës dhe policisë që mbronin katet e sipërme të Kryeministrisë, u tërhoqën. Kjo ishte prova gjenerale para grushtit të shtetit që do të zhvillohej të nesërmen. Mbasditja e 13 shtatorit në përgjithësi ishte e qetë, por ndihej pezull tensioni i furtunës që po përgatitej për datën 14 shtator 1998.

Në mëngjesin e datës 14 shtator 1998 fillojnë të vijnë militantët e Partisë Demokratike nga rrethet.

Autobusët e tyre rrethojnë sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohej ceremonia mortore e deputetit Azem Hajdari. Ceremonia filloi në ora 11. Në krye të saj lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ajo u karakterizua nga thirrje lufte kundër Qeverisë dhe kryetarit të saj Fatos Nano, që edhe në këtë miting Berisha e quajti vrasësin e deputetit Azem Hajdari.

Pas ceremonisë mortore, turma e paramilitarëve dhe militantëve fanatikë të Partisë Demokratike, rreth 3000 vetë, pjesëmarrës në ceremoninë mortore, me arkivolin me trupin e Azem Hajdarit në supe, në vend që të shkonin në varrezat e Sharrës, ku do të prehej trupi i tij, marshojnë me të në krah, drejt selisë së Këshillit të Ministrave. Ishte pjesë e planit për realizimin e grushtit të shtetit. Lideri i tyre, Sali Berisha, i kishte dhënë vetëm 24 orë kohë Fatos Nanos dhe Qeverisë së tij për të dhënë dorëheqjen.

Në krye të paramilitarëve e turmës së militantëve fanatikë të Partisë Demokratike, ishin drejtuesit kryesorë të saj, me përjashtim të Berishës që pas ceremonisë u kthye në zyrë, ku ndodhej shtabi operativ që udhëhiqte sulmin kundër institucioneve të shtetit. Gjatë rrugës drejt godinës së Këshillit të Ministrave, kur iu afruan Ministrisë së Rendit, sulmuan repartin 324 pranë saj dhe grabitën 100 automatikë, mitraloza dhe granata, me të cilat u armatos pjesa tjetër e militantëve të Partisë Demokratike që po marshonin drejt Kryeministrisë.

Rreth orës 11.30, grupi i pararojës së turmës, me arkivolin e trupit të Azem Hajdarit në duar, arrijnë para godinës së Këshillit të Ministrave. Djegin e shkatërrojnë makinat që ishin të parkuara para saj. Më pas sulmojnë portën e godinës, duke përdorur të gjithë arsenalin e armëve, nga breshëritë e kallashnikovëve, mitralozët, antitanket, granatat e dorës dhe shishet me lëndë djegëse. Në mënyrë makabre përdorin arkivolin me trupin e pajetë të Azem Hajdarit si “dash” për të hapur portën, siç përdoreshin në luftërat mesjetare për hapjen e portave të kështjellave. Hipokrizi e madhe. Arkivoli me trupin pajetë të Azem Hajdarit u braktis nga turma e militantëve para shkallëve të kryeministrisë, sapo u hap dera për t’u futur në godinën e saj. E kishte kryer misionin. Nuk iu duhej më. Ai u varros në varrezat e Sharrës nga punëtorët e komunales dhe vetëm nga njerëzit e familjes.

Në ora 12.00, turma e armatosur e militantëve të Partisë Demokratike pushtojnë godinën e Këshillit të Ministrave. Ata nuk hasën asnjë rezistencë. Ushtarët e Gardës dhe forcat e rendit, të ngarkuara për mbrojtjen e selisë së Qeverisë, e kishin braktisur godinën. Edhe tanket që dërgoi Garda kundër turmës së armatosur, në të vërtetë ishin nisur për të kompletuar arsenalin e tyre në sulmin kundër institucioneve të shtetit. Ato u morën menjëherë, pa asnjë rezistencë nga turma e armatosur. Hetimet pas grushtit të shtetit treguan se tanket ishin nisur qëllimisht me kapakët të hapur për t’u marrë nga turma e armatosur. Në mënyrë vandale u dhunuan zyrat e ambientet e tjera të selisë së Këshillit të Ministrave. Pasi vodhën pajisjet e zyrave, shkatërruan e i vunë flakën gjithçkaje që gjendej brenda godinës, e cila nuk mund të merrej me vete.Dhunohet në mënyrë të turpshme zyra e kryetarit të Qeverisë, Fatos Nano. Më pas sulmohet e bastiset Ministria e Financave, që në atë kohë ishte në pjesën e mbrapme të godinës së Këshillit të Ministrave.Unë, kallëzuesi, si dhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Gramos Ruçi, Namik Dokle, dhe disa prej punonjësve të shërbimit, ishim në zyrën e Kryetarit të Kuvendit. Situatën në derën e Kryeministrisë me arkivolin e Azem Hajdarit në duarë të kryengritësve si dhe kryengritësit e armatosur që nuk i ndanin breshëritë e armëve, i shikonim nga dritaret e Zyrës së Skënder Gjinushit. Mesa duket kryengritësit n’a dalluan në dritare dhe prej platformës së derës hyrëse për në Këshillin e Ministrave dhe pasi godasin me antitank zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi, lëshojnë më pas breshëritë e plumbave në drejtimin tonë që ishim në dritaret e zyrës. Xhamat e zyrës u thyen dhe zyra u mbushë më plumba. Ne u shtrim brakas dhe ashtu dolëm te koridori i Zyrës së zyrës së Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, të ruajtur me armë prej punonjsëve të sigurisë.

Rreth orës 12.30 largohen nga ambjentet e Kuvendit të Republikës Skënder Gjinushi etj. Mbeta unë dhe disa punonjës shërbimi te koridori i Zyrës së Skënder Gjinushit. Në këtë moment është shfaqur në koridor ish kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Mustafa Kërçuku. Ai më ka marrë dhe më ka futur tek ashensori i emergjencës që dilte nga hyrja mbrapa e Kuvendit të Shqipërisë dhe pasi dolëm në ambjentin e jashtëm të Kuvendit, jemi ndarë. Në këtë moment turrmat kryengritëse vërshuan mbi zyrat e Kuvendit të Shqipërisë.

Në ora 13:00 plaçkitet ndërtesa e Kuvendit dhe selia e Kryesisë së Kuvendit.

Në ora 13.30 sulmohen Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ministria e Kulturës që ndodheshin në ish godinën e KQ të PPSH. Plaçkitin e shkatërrojnë gjithçka që gjejnë në zyrat e ambientet e tyre. I vetmi institucion që nuk u sulmua ishte Presidenca, megjithëse ndodhej brenda perimetrit të institucioneve kryesore të shtetit. Jo se ajo u harrua, por ishte porosi e Berishës për të mos u prekur.

Siç do të shohim më vonë, ishte brenda planeve të tij. Në ora 14 grupi i paramilitarëve të Partisë Demokratike, i drejtuar nga Izet Haxhia dhe turma e armatosur e militantëve të saj me në krye kryetarin e partisë së Legalitetit, Ekrem Spahiu, sulmojnë dhe pushtojnë RTSH. Dhunohen punonjësit e saj e merren peng drejtori i televizionit, Edi Mazi, dhe drejtori i radios, Martin Leka. Ekrem Spahiu deklaroi në televizion: ”qeveria dhe të gjithë institucionet e shtetit kishin rënë dhe se demokracia kishte triumfuar në Shqipëri”.

Ne ora 14.00 turmat e armatosura të militantëve të Partisë Demokratike, pasi kishin pushtuar institucionet kryesore të shtetit, si në kohën e pushtimeve barbare, sulmuan për të ”bërë plaçkë” qendrën e Tiranës, duke grabitur e djegur dyqanet, ambientet e Pallatit të Kulturës dhe institucionet e tjera që ndodheshin atje. Më pas fillojnë gjuetinë e bizneseve të Tiranës dhe plaçkitjet e bastisjet e tyre.

Një pjesë e bandës së grushtit të shtetit sulmuan dhe grabitën rezervat e shtetit në Lundër. Të tjerë sulmuan për të pushtuar e grabitur Aeroportin e Tiranës, por tentativa e tyre përfundoi pa sukses.Dukej se grushti i shtetit kishte përfunduar me sukses. Asnjë rezistencë nga ana e policisë dhe forcave të tjera të rendit e të sigurisë së shtetit. Ato u dorëzuan para grushtit të shtetit, ose u bënë pjesë e tij.

Lidhur me këtë moment të “ngadhënjimit” të grushtit të shtetit, gazeta “Tema” do të shkruante më vonë me ironi se: “…teksa Berisha po bëhej gati për të mbajtur fjalimin e përgatitur që më parë se populli shqiptar mori në dorë fatet e tij përballë kësaj klike të korruptuar të Fatos Nanos, një telefonatë e ardhur nga Ëashingtoni bëri që Berisha të hiqte dorë nga deklarimi i ardhjes në pushtet”.

Faktori ndërkombëtar nuk e pranoi grushtin e shtetit të Partisë Demokratike. Departamenti i Shtetit I Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi prerazi, fill pas konsumimit të grushtit të shtetit, se : “nuk njeh asnjë pushtet që del nga dhuna”. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Kinkel, deklaroi: “Unë dënoj ashpër çdo përpjekje për të rrëzuar me anë të përdorimit të dhunës qeverinë shqiptare të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

Qeveria italiane zhvilloi një mbledhje urgjente për ngjarjet në Shqipëri. Kryeministri Romano Prodi deklaroi: “Të ndalet dhuna në Shqipëri”. Në këto kushte Berisha urdhëron tërheqjen e paramilitarëve dhe grupeve të militantëve të armatosur të Partisë Demokratike nga institucionet e pushtuara. Pas kësaj fillojnë të dalin rreth orës 16 në rrugët e Tiranës policët e parë. Më pas prania e tyre filloi të shtohet dhe nisin të çlirojnë një pjesë të institucioneve. Forcat e RENE -as marrin tanket.Në ora 17.00 policia filloi të dalë masivisht në Tiranë dhe nisin ndjekjen e turmave të armatosura që morën pjesë në grushtin e shtetit, të cilat vazhdonin grabitjen e dyqaneve e të bizneseve. Gazetat e kohës shkruanin: “…për herë të parë pas dy ditëve, organet e rendit u aktivizuan”.

Ndërkohë, vazhdonte të rezistonte grupimi i armatosur i paramilitarëve të Partisë Demokratike që komandohej nga Izet Haxhia. Mjeti kryesor audioviziv publik i shtetit, me të cilin komunikonte me popullin, vazhdonte të ishte në duart e paramilitarëve të Partisë Demokratike. Në ora 19 ministri i Rendit, Perikli Teta, u jep ultimatum për dorëzimin e RTSH. Në ora 19.30, me ndërhyrjen e OSBE, grupi i paramilitarëve dhe militantëve të armatosur që mbanin akoma të pushtuar RTSH tërhiqen nga institucioni. Ministri Perikli Teta deklaron: “Dështoi tentativa për grusht shteti”.

Megjithatë, një nga ditët më të zeza të historisë së popullit tonë do të mbyllej me dy episode tipike për një grusht shteti. Në orët e vona të mbrëmjes, ministrit të Rendit, Perikli Teta, teksa largohej nga dikasteri, i bëhet atentat, por që dështoi falë ndërhyrjes së shpejtë të eskortës së tij. Gjithashtu, sipas gazetës “KJ”, në orët e vona të natës të 14 shtatorit, u bë një tentativë për atentat edhe ndaj kryeministrit Nano, në momentin kur ai po kthehej në Tiranë, i shoqëruar nga eskorta e tij. /shqiptarja.com/

Next Post
“Shqipëria po rizbulon vendin e saj”/ Linda Rama në darkën e Forumit për Sigurinë dhe Politikat: Gobalizmi na ka lidhur me botën

“Shqipëria po rizbulon vendin e saj”/ Linda Rama në darkën e Forumit për Sigurinë dhe Politikat: Gobalizmi na ka lidhur me botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI / Plagosi me armë automatike shokun, arrestohet autori i ngjarjes në Borsh

Atentati në Shkodër/ Automjeti qëllohet në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit. Identifikohet autori(Detajet)

November 15, 2025
Kardiologët shqiptarë mblidhen në “Konferencën e Vjeshtës”

Kardiologët shqiptarë mblidhen në “Konferencën e Vjeshtës”

November 15, 2025
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

Qëllohet me armë zjarri automjeti në rrugën Shkodër-Hani i Hotit, drejtuesi i plagosur braktis mjetin

November 15, 2025
VIDEO-Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

VIDEO-Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

November 15, 2025
Çfarë do sjellë misioni i ministrit të jashtëm gjerman në Ballkan?

Çfarë do sjellë misioni i ministrit të jashtëm gjerman në Ballkan?

November 15, 2025
Bullizmi në rrjetet sociale, studimi: Një në pesë të rinj në Tiranë është i prekur

Bullizmi në rrjetet sociale, studimi: Një në pesë të rinj në Tiranë është i prekur

November 15, 2025
Panairi i Librit dhe panairi i rrjeteve sociale

Panairi i Librit dhe panairi i rrjeteve sociale

November 15, 2025
Fermerët paralajmërojnë më pak vaj ulliri në treg, rendiment i ulët, por cilësi e lartë

Fermerët paralajmërojnë më pak vaj ulliri në treg, rendiment i ulët, por cilësi e lartë

November 15, 2025
Berisha përballë drejtësisë për aferën ‘Partizani’, avokati: Epoka e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund

“Drejtësia me axhendë”, a mundet që 21 janari mund të ndryshojë rrjedhën?

November 15, 2025
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

November 15, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com