Sulmuesi i Milanit, Nikola Kaliniq ka refuzuar të marrë medaljen e Kupës së Botës.
Kroacia arriti sukses të jashtëzakonshëm në Botërorin “Rusia 2018” duke arritur finalen, por aty u ndalën nga Franca.Megjithatë këtë medalje e ka refuzuar 30 vjeçari, i cili ishte dërguar në shtëpi nga trajneri kroat, Zlatko Daliq, për të shkak të refuzimit të tij për të hyrë si zëvendësues në ndeshjen hapëse ndaj Nigerisë.
“Faleminderit për medaljen, por unë nuk kam luajtur në Rusi”, mësohet të ketë thënë Kaliniq për Sportske Novosti, përgatiti Koha. (b.an)