• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalimi i tokës bujqësore në truall, Qeveria shpejton procedurat

by Java News
07/06/2019 07:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nismë ligjore nga ana e qeverisë parashikon lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve kohore për kalimin e sipërfaqes së tokave bujqësore në tokë truall për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, për struktura apo objekte në funksion të agroturizmit si dhe veprimtari të tjera ekonomike.

Nëpërmjet shtesave dhe ndryshimeve të propozuara në ligjin aktual, do të bëhet e mundur që miratimi i kalimit të tokës bujqësore në kategorinë truall të realizohet në një kohë më të shkurtër, dhe sipërmarrësit të marin më shpejt lejet e ndërtimit për fillimin e investimeve.

Ligji aktual

Ligji nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës”, i ndryshuar, në nenin 11/1 përcakton se miratimi i kalimit të sipërfaqeve të tokës bujqësore që përdoren për ndërtime të natyrave të ndryshme, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Pika 3 e këtij neni, përcakton se për tokat bujqësore të kategorive V-X të bonitetit, ndryshimi në kategori resursesh të tjera si tokë urbane (truall) si dhe për veprimtari minerale dhe gjologjike për gurore e kariera, për sipërfaqe deri në 30 ha bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Po kështu, sipas pikës 5/2 edhe kalimi i sipërfaqes së tokës bujqësore në të gjitha kategoritë e bonitetit, me destinacion ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Problematika

Në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit të lëshuar nga institucionet përkatës, të cilat kushtëzohen me miratimin e ndryshimit apo kalimit të sipërfaqes së tokës bujqësore në truall, janë evidentuar vonesa, që lidhen me kohën e miratimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Këto vendime, propozohen nga ministritë përgjegjëse sipas fushës së veprimtarisë që mbulojnë dhe trajtohen rast pas rasti.

Gjatë dy viteve të fundit, pjesa më e madhe e VKM-ve për sipërfaqet e  tokës bujqësore që kalojnë në kategorinë tokë urbane (truall) kanë qenë kryesisht nga 500 m2 deri në 3.500 m2, të cilat përfshijnë ndërtimet për objektet për qëllime bujqësore dhe agroturizmin. Numri i kërkesave për investime të tilla po rritet ndjeshëm, sidomos për shkak të mbështetjes me grante nga programi IPARD II dhe skemave kombëtare në kuadrin e programit për zhvillimin bujqësor dhe rural.

Propozimi

Me qëllim lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve, nga ana e qeverisë propozohet që në pikën 3 të nenit 11/1, parashikohet që miratimi i ndryshimit për sipërfaqet e tokave bujqësore deri në 5 ha që kalojnë në kategorinë tokë urbane (truall), të bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për bujqësinë. I njëjti ndryshim propozohet edhe për pikën 5/2 të këtij neni, por duke përfshirë në tipologjinë e ndërtimeve edhe strukturat/objektet në funksion të zhvillimit të agroturizmit, të cilat nuk janë të parashikuara në ligjin në fuqi.

Me miratimin e këtij projekti, duhet të bëhen më pas edhe ndryshimet e nevojshme lidhur me rregullat dhe procedurat që ndiqen për kalimin e sipërfaqes së tokave bujqësore në tokë truall në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, si VKM nr. 410, datë 27.6.2012 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave të ndryshimit të kategorive të resurseve të tokës”; VKM nr. 283, datë 1.4.2015 “Për përcaktimin e tipave, rregullave, kritereve dhe procedurave për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në tokë bujqësore”, i ndryshuar dhe VKM nr. 22, datë 12.01.2018 “Për miratimin e kritereve e të procedurave për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit dhe ndërtimin e strukturave/objekteve në funksion të tij”, i ndryshuar.

Kompetenca

Parashikohet që miratimi i ndryshimit për sipërfaqet bujqësore deri në 5 ha që kalojnë në kategorinë tokë urbane (truall), të bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për bujqësinë dhe jo me Vendim të qeverisë

Agroturizmi

I njëjti ndryshim propozohet duke përfshirë në tipologjinë e ndërtimeve edhe strukturat/objektet në funksion të zhvillimit të agroturizmit, të cilat nuk janë të parashikuara në ligjin në fuqi

Ndryshimi i propozuar për kalimin e tokës bujqësore në truall:

Ishte

Ndryshimi i tokave bujqësore të kategorive nga V deri në X të bonitetit në kategori të resurseve të tjera, si tokë urbane (truall), si dhe për veprimtari minerare e gjeologjike, për gurore e kariera, bëhet si më poshtë: a) për sipërfaqe deri në 30 ha, me vendim të Këshillit të Ministrave; b) për sipërfaqe mbi 30 ha, me ligj të veçantë

Bëhet

a) për sipërfaqe deri në 5 ha, me urdhër të ministrit përgjegjës për bujqësinë”

Shtohet: a/1) për sipërfaqe 5-30 ha, me vendim të Këshillit të Ministrave

Ishte

Në tokat bujqësore, në të gjitha kategoritë e bonitetit, miratimi i kalimit të sipërfaqes për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave

Bëhet

Në tokat bujqësore, në të gjithë kategoritë e bonitetit, miratimi i kalimit i kalimit të sipërfaqes për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale si dhe të strukturave/objekteve në funksion të agroturizmit, bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për bujqësinë./l.m

Next Post
Në rrezik siguria kombëtare, xhandarmëria serbe shkel 8 km në brendësi të territorit të Kosovës

Në rrezik siguria kombëtare, xhandarmëria serbe shkel 8 km në brendësi të territorit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

July 27, 2026
“Irani kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Çupi: Rama reagoi në momentin e duhur

“Irani kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Çupi: Rama reagoi në momentin e duhur

July 27, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Trump përballet me pengesë ligjore, gjykata lë në fuqi bllokimin e reformës për votuesit

July 27, 2026
Tensionet në rajon, Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Mos ringjallni ndasitë e së kaluarës!

Tensionet në rajon, Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Mos ringjallni ndasitë e së kaluarës!

July 27, 2026
Shehaj rrëmbeu dokumentin dhe u largua me vrap nga Kuvendi, Rama: Vesi del me shpirtin, i takon prokurorisë t’i tregojë vendin!

Shehaj rrëmbeu dokumentin dhe u largua me vrap nga Kuvendi, Rama: Vesi del me shpirtin, i takon prokurorisë t’i tregojë vendin!

July 27, 2026
Shkrepësja e revolucionit të tetorit? Pse PD dhe opozita e re bëri potere për paktin ushtarak me SHBA!

Shkrepësja e revolucionit të tetorit? Pse PD dhe opozita e re bëri potere për paktin ushtarak me SHBA!

July 27, 2026
Ja çfarë përmban kredia 302 milionë USD nga SHBA për Shqipërinë, zbardhen detajet e marrëveshjes

Ja çfarë përmban kredia 302 milionë USD nga SHBA për Shqipërinë, zbardhen detajet e marrëveshjes

July 27, 2026
Lufta me zjarret/ Rama premton pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes: Flotës do t’i shtohen avionë zjarrfikës

Lufta me zjarret/ Rama premton pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes: Flotës do t’i shtohen avionë zjarrfikës

July 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Duke menduar çfarë i duhej Agronit marrëveshja sekrete

July 27, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In