Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar largimin e Agron Çelës drejt Partisë Socialiste duke e cilësuar atë vetëm një numër më pak që nuk ndikon në garën për Shkodrën.
“Nuk kam pasur asnjë komunikim. Kemi qenë para tre javësh në Shkodër. Kemi kaluar shumë mirë. Disa ditë para se dilte ky lajmi ka qenë në mbledhjen e kryesisë, kemi kaluar jashtëzakonisht mirë.
Kemi humbur vetëm një numër. Nuk kam asnjë shqetësim. Ai ka bërë një zgjedhje të tij, është e drejta e tij”, u shpreh ai.
Ai u shpreh në Vizion Plus se protestat dhe zgjedhjet shkojnë në harmoni me njëra tjetrën ndërsa shtoi se PD nuk ka nevojë të konsultohet me PL për çdo protestë kundër qeverisë.
“Protestat dhe zgjedhjet shkojnë në harmoni me njëra tjetrën. Nuk ka asnjë arsye të konsultohet me ne për çdo protestë ndaj qeverisë. Opozita nuk ka bërë ndonjëherë thirrje për dhunë. Është qeveria që dhunon çdo ditë qytetarët shqiptarë. Është ajo përgjegjësja e gjithë kësaj dhune që shohin qytetarët e Shqipërisë”, tha Meta./m.j