• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalendula, luftëtare kundër 100 sëmundjeve

by Java News
27/10/2016 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kumaku ose kalendula (Calendula officinalis) vepron në mënyrë anti-inflamatore dhe promovon shërimin e lëkurës së dëmtuar, ndërsa kremat nga kumaku aplikohen gjerësisht te lëkura e plasaritur, mavijosjet, ënjtjet, ndrydhjet dhe lëndimet tjera, si dhe venat me variçe dhe hemorroide. Çaji nga kumaku është i shkëlqyeshëm në trajtimin e sistemit urinar dhe zbutjen e dhembjeve menstruale, përdoret edhe te problemet e mëlçisë.

Është zbuluar se kjo bimë ka aftësinë për të pastruar enët e gjakut, relakson ato dhe rrit lumen, si dhe zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak, sidomos në kombinim me luleradhiqe ose resnikun. Hulumtimet e fundit kanë treguar se kumaku ul presionin e gjakut dhe vepron si qetësues pasi relakson enët e gjakut dhe rrit lumenin, dhe është i rekomanduar te angina pectoris.

Kumaku është një antispazmatik i mirë bimor (zbut ngërçet). Ky tipar ka disa implikime në trup: largon ngërçet e mitrës dhe njëkohësisht e forcon atë, duke çuar në lehtësimin e dhembjeve menstruale. Gjithashtu, heq spazmat e rrugëve të frymëmarrjes, andaj është e dobishme te astma.

Në sajë të përmbajtjes së provitaminës A, kumaku ka një efekt pozitiv në sy dhe përmirëson të pamurit. Për këtë qëllim, kumaku përdoret si brenda ashtu edhe jashtë. Me qesen sterile të çajit të kumakut lagen sytë me konjuktivit dhe acarim në sy.

Kumaku ka efekt të jashtëzakonshëm edhe në lëkurë. Përdoret për të trajtuar djegiet, plagët dhe ngrirjet. Për shkak të pranisë së provitaminit A, është e dobishme te psoriaza. Në mjekësinë popullore, nga kjo bimë përgatiten ilaçe të shumta kundër impetigos, ekzemës së lagësht dhe të thatë dhe peruti dhe është provuar të jetë mjet jashtëzakonisht efektiv kundër kërpudhave, sidomos Candida. Prandaj, kumaku ndihmon pothuajse tek të gjitha sëmundjet, papastërtitë, plagët dhe kushtet jo të shëndosha të lëkurës dhe sëmundjet e limfatike.
tesheshi.com/d.i.

Next Post

Rama: Universitetin Bujqësor e përdorët për politikë, do ta kthejmë në detyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com