• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Kalavari i njeriut të vetëm që filmoi rrëzimin e shtatores së Hoxhës: Si u persekutua në demokraci…

by A R
20/02/2022 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 20 shkurt të vitit 1991, ishte paralajmëruar që studentët dhe protestuesit do t’i drejtoheshin Sheshit “Skënderbej” për të rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës.

Në mëngjes, drejtori i asaj kohe i RTSH-së, i cili natyrisht ishte i vetmi mjet audioviziv, dërgoi në shesh 11 grupe xhirimi, për të përgatitur, filmuar e regjistruar gjithçka. Por asnjëri nga këto grupe nuk arriti të marrë pamjet e rënies së shtatores. Ishte një kaos i madh, e operatorët e RTSH-së, pak nga frika, pak nga hutimi, apo një pjesë edhe s’ja bënte zemra, nuk planifikuan vendosjen e kameras në pikën e duhur për ta regjistruar ne celluloid zhvillimin më të rëndësishëm të atij viti, që shënoi dhe rrëzimin simbolik të diktaturës së Enver Hoxhës në Shqipëri, që kishte sunduar për mbi 45 vjet.

Nëse RTSH nuk do të transmetonte rënien e shtatores së diktatorit, sipas të gjitha gjasave, njerëzit do të mendonin se është bërë qëllimisht e me shumë mundësi do ta bënin shkrumb e hi atë institucion që nga themelet.

Virgjil Kule, atëherë drejtor i RTSH-së, me gjasë ka qenë me tensionin në maksimum e i dëshpëruar se gjithçka po shkonte keq. Por një operator i ri, i cili kishte shkuar për të ndjekur një aktivitet të krerëve të rinj të besimeve fetare në Pallatin e Kulturës, shpëtoi gjithçka.

Ai quhet Fatmir Çepani, i cili ndodhej në katin e dytë të Pallatit të Kulturës dhe ju desh vetëm të kthente kameran e të filmonte. Kamerat në atë kohë ishin me film dhe kameramani i TVSH-së, tregon se kishte shumë pak shirit celuloidi në dispozicion.

“Thjesht ndoqa instiktin, shtupa play dhe mbaja kameran fort në sup, por normal në një moment më shtynë dhe ka dridhje”.

Ai moment i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës ishte i vetmi, që realisht nuk ka kopje të dytë. Çepani, shpëtoi edhe drejtorin e tij, edhe institucionin, porn ë radhë të parë i dha historisë një material që nëse do të mungonte, do të përbënte një skandal të madh, siç ka ndodhur me dokumentin e firmosjes së Pavarësisë së vendit”.

Çepani, më pas, edhe pse filmoi rënien e monumentit, sapo PD e Sali Berisha vjen në pushtet në vitin 1992, është ndër të parët që pushohet nga puna sipas Nenit të famshëm 24.1. “Absurde, Shoqata e Përndjekurve më ka nderuar me medalje mirënjëhje”, e mua më pushuan nga puna”, thotë Fatmiri.

Pasi PS vjen në pushtet në vitin 1997, Fatmir Çepani rikthet në Radiotelevizionin Publik, siç kishte qenë në Departamentin e Lajmeve.

Por fama e tij dhe zilia për të, do të vinte si pasojë e mbiemrit. I cili është shumë i njohur për arsye se  është emri i fshatit të njeriut që ka pasur të gjitha pushtetet e larta në Shqipëri-Ilir Metës.

Gjatë kohës kur Meta ishte kryeministër, Çepani, kthehet në operatorin që ndiqte të gjitha aktivitetet e Ilir Metës. Në çdo vend të botës, e fshat të Shqipërisë. E sa sillte kasetën në TVSH, Fatmiri futej në montazh vetë, pa ja dorëzuar askujt filmimet. Ashtu i gjatë e i sertë, shefat kishin frikë t’i kërkonin të bënte si gjithë kolegët e tjerë. Por ai s’ishte si kolegët e tjerë, pasi asnjëri prej tyre nuk hipte avionit për të shkuar pas Ilir Metës. Çepani kishte ekskluzivitet, madje zgjodhi edhe gazetaren, e cila më pas u bë edhe kryeredaktore në RTSH. Me ikjen e Ilir Metës nga Kryeministër, e ardhjen e Fatos Nanos, Artur Zheji që u emëruar drejtor në RTSH, e meqë ra fjala, atëherë ishte beniamin i Nanos, e shkarkoi Fatmir Çepanin, kur ky i fundit ndodhej në avion duke u rikthyer nga Republika Domenikane me Ilir Metën, në një mbledhje të Internacionales Socialiste. “Ma bënë si Zhukovi”, thotë Fatmiri, që tani ka lënë pak mjekër e që duket se është penduar për atë afërsi me Metën, për të cilët u tha se e ka djalë tezeje.

Kalvari i njeriut që rrëzoi bustin e Enver Hoxhës, pinjoll i familjeve me origjinë nga e majta, por që kanë qenë intelektualë e të ngritur, vijoi sërish.

Kur Ilir Meta, u bë ministër i Jashtëm me Sali Berishën-kryeminisër, e mori operatorin që mbiemër kishte emrin e fshatit të tij, në ministrinë e Jashtme si operator e fotograf. “Thashë, shpëtova” thotë Fatmiri. “Shpëtova nga zilia dhe nga protagonizmi. Punova pa zhurmë në ministri e gjeta qetësi”. Por nuk ishte e thënë, sapo në krye të ministrisë së Jashtme vjen Ditmir Bushati, kur PS fiton zgjedhjet e hyn në koalicion me LSI, ndër të parët që hoqi ishte Fatmir Çepani.

“E treta” e dërrmoi operatorin me eksperiencë, që tashmë është i pikëlluar, e pa fuqinë e duhur të rikthehet në një profesion, i cili tashmë ka marrë një dimension tjetër në median elektronike.

“Kujtova se 20 shkurti më bëri njeriun më të famshëm në Shqipëri, por sot unë jam një nga më të pikëlluarit e të persekutuarit. Tre herë i pushuar nga puna…

Një mallkim i tmerrshëm”, thotë Çepani, që kur e pyet për detaje nga puna e tij pas politikanëve të lartë, ku i ka filmuar edhe në çaste private, irritohet.

“Të lutem, mos më provoko, se do të shpërthej”, thotë gjithë pezm, e mendon t’ja “zërë derën” ambasadores Yuri Kim e ambasadorit të OSBE që ta mbështesin….

Next Post
Zbulohet detaji në “Shihemi në Gjyq”/ Bashkëshorti dhe ish-burri i Danielës janë kushërinj

Zbulohet detaji në “Shihemi në Gjyq”/ Bashkëshorti dhe ish-burri i Danielës janë kushërinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Topi i Artë” i të gjitha kohërave, një tjetër betejë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos!

“Topi i Artë” i të gjitha kohërave, një tjetër betejë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos!

October 20, 2026
Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet!

October 20, 2026
“Pamjet e dhunës po dëmtojnë imazhin e vendit”- Unioni Turistik Shqiptar reagon për protestat: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie!

“Pamjet e dhunës po dëmtojnë imazhin e vendit”- Unioni Turistik Shqiptar reagon për protestat: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie!

October 20, 2026
“Siguria publike mbetet sfidë”- Pedagogu flet për protestën: Qeveria të garantojë normalitetin për njerëzit!

“Siguria publike mbetet sfidë”- Pedagogu flet për protestën: Qeveria të garantojë normalitetin për njerëzit!

October 20, 2026
Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

October 20, 2026
“Berisha sot e rrëmbeu sheshin për interesat e tij”- Deputetja e PS: Protesta nisi paqësore, por degradoi në dhunë!

“Berisha sot e rrëmbeu sheshin për interesat e tij”- Deputetja e PS: Protesta nisi paqësore, por degradoi në dhunë!

October 20, 2026
“Berisha po tenton të bëhet zëri i protestës”- Deputeti Erjo Mile: Pedagogët po përdoren nga PD-ja, ata në shesh nuk janë studentë, kërkojnë destabilitet

“Berisha po tenton të bëhet zëri i protestës”- Deputeti Erjo Mile: Pedagogët po përdoren nga PD-ja, ata në shesh nuk janë studentë, kërkojnë destabilitet

October 20, 2026
Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

October 20, 2026
Studentët e maskuar nisin përsëri sulm ndaj Policisë, uniformat i përgjigjen me gaz e ujë dhe i rrethojnë nëpër rrugë!

Studentët e maskuar nisin përsëri sulm ndaj Policisë, uniformat i përgjigjen me gaz e ujë dhe i rrethojnë nëpër rrugë!

October 20, 2026
Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com