• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kalari: Skuadra nuk është e shokuar, Partizanit i duhet trajner i madh

by Java News
17/12/2019 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Renaldo Kalari do të drejtojë Partizanin në sfidën me Teutën dhe sot ai ka dalë para mediave për të folur për përballjen e radhës dhe për çështje të tjera. “E kisha menduar të isha këtu një ditë, i kam kushtuar jetën futbollit. Kam dhënë maksimumin si lojtar dhe vjen një moment që duhet të ndalesh. Në atë moment mendon të vazhdosh. E kam bërë me pasion dhe e kam ëndërruar të jem këtu si jam sot, por normalisht në një situatë tjetër, me më shumë vite eksperiencë. Erdhi në një situatë ndryshe. Kam mbështetjen e klubit për këto dy ndeshje dhe do bëj më të mirën të arrijmë objektivat që ka klubi.

“Receta është ajo që dihet në futboll, ajo që e kam pasur edhe si lojtarë: të japim maksimumin në fushë, për veten, klubin, tifozët dhe familjet tona. Ajo luaj me zemër është një fjalë, por që duhet treguar në fushë”.

“Fjala shok nuk ka shkuar kurrë te Partizani. Një humbje ndodh. Logjikisht, të gjithë nuk do ishin mërzitur nëse e humb derbin një herë në gjashtë vjet. Ne kemi objektiva të tjera, që janë vënë që në fillim të sezonit. Duhen arritur. Normalisht gjatë rrugës ka luhatje, por në një klub si Partizani kur ka vështirësi lojtarët janë të përgatitur për të dalë nga kjo situatë. Kemi nga lojtarët më të mirë të kampionatit, në rolet që luajnë”.

“Kur je lojtar mendon vetëm për stërvitjen dhe ikën në shtëpi. Mendon ato që ke bërë mirë dhe që ka bërë gabim. Trajneri mendon për 30 veta, duhet të jetë në mendjet e tyre. Duhet t’i studiojë të gjitha, para dhe pas stërvitjeve. Kështu që është komplet diçka ndryshe”.
Kalari në seancën e parë si zëvendëstrajner

“Nesër pritet reagimi i skuadrës pas dy humbjeve. U bënë shumë vite që Partizani nuk humb dy ndeshje radhazi. Pritet ndryshe mënyra se si do të sillemi në fushën e lojës, sa i takon personalitet. Duhet të sakrifikojmë të gjithë, ata në fushë dhe ata në stol. Kushdo që do futet duhet të japë maksimumin, 40 minuta, 10 minuta, ose edhe një minutë”, shkruan “Abcnews”.

“Ka pasur shumë raste kur një shok skuadre bëhesh trajner. Këta e kuptojnë, i kam të gjithë miq, vëllezër. Brunon që e kam në krah e kam pasur dy vite shok dhome. Në fushë gjërat ndryshojnë për të gjithë. Nuk jam i federuar, por e kam atë pasionin të futem ta ha fushën me dhëmbë. Do mundohem t’ua transmetoj djemve këtë”.

“Të jemi realistë. Unë e kam mbështetjen e të gjithë klubet, por Partizani ka nevojë për një trajner që e njeh ekipin, ka eksperiencë, një trajner me emër. Unë jam këtu si një 16-17 vjeçar që futet në fushë. I takon klubit të vendosë për trajnerin e ri. Nuk mund të jap asnjë opinion. Me Lerdën i kisha marrëdhëniet shumë të mira. Të vjen keq, ndarjet nuk i përballoj mirë. Futbolli matet me rezultate, por është vendimi i klubit. Më vjen keq për të”. /e.s/

Next Post
“U dënua dhe dëbua nga Italia”/ Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet PD-së për verifikimet ndaj Valdrin Pjetrit

"U dënua dhe dëbua nga Italia"/ Prokuroria e Përgjithshme i përgjigjet PD-së për verifikimet ndaj Valdrin Pjetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

January 31, 2026
I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

January 31, 2026
Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Kosovë, përfundon procesi i rinumërimit të votave/ Shpallet sot rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 dhjetorit

January 31, 2026
Gara bërthamore del jashtë kontrollit? SHBA dhe Rusia në prag të një epoke pa kufizime

Gara bërthamore del jashtë kontrollit? SHBA dhe Rusia në prag të një epoke pa kufizime

January 31, 2026
EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

EMRAT| Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 persona

January 31, 2026
“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

“Travel and Tour Word”: Turistët francezë, gjermanë dhe amerikanë rrisin interesin për të eksploruar Shqipërinë

January 31, 2026
“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

“Kanë tentuar t’i vrasin djalin”/ Avokati: Së shpejti do dalë dokumenti që sqaron se nuk ka dosje për Irena Gjokën

January 31, 2026
“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

“Sjelljet ndaj gjyqtares Gjoka, skandaloze”/ Gazetari: Berisha ka treguar se kushdo që i është ngatërruar ‘nëpër këmbë’, ka vdekur në aksidente!

January 31, 2026
I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

I dënuar me 8 vite burg në Shqipëri për aferën e inceneratorëve, vdes në spital ish-ministri peruan

January 31, 2026
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne për të gjithë grupmoshat

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In