• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

by Os De
31/01/2026 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat e rënda ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më serioze ndaj ekonomisë shqiptare dhe mirëqenies së qytetarëve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se euro ka prekur minimumet historike të kursit të këmbimit, ndërsa në vitet e fundit vlera e saj ka rënë me rreth 40%. Sipas saj, ndonëse për shumë qytetarë kursi i këmbimit mund të duket si një koncept abstrakt, efektet e tij janë tashmë të prekshme në përditshmëri.

“Zhvlerësimi i euros po ndikon drejtpërdrejt në çmime, në eksporte, në punësim dhe në mbijetesën e bizneseve shqiptare. Çdo retorikë e qeverisë për nxitjen e eksporteve është e pavlefshme, për sa kohë ekonomia po goditet nga ky fenomen,” – shprehet Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, dy sektorët kryesorë që po vuajnë më shumë janë prodhimi fason dhe bujqësia, sektorë që deri dje mbështeteshin te eksportet dhe sot po humbasin tregjet ndërkombëtare. Ajo paralajmëron se zhvlerësimi i euros po e bën të pamundur që produktet shqiptare të konkurrojnë jashtë vendit, duke reduktuar të ardhurat e fermerëve dhe duke rrezikuar vendet e punës në industrinë fason, ku punësohen rreth 175 mijë persona.

Tabaku e lidh drejtpërdrejt këtë situatë me kriminalizimin e ekonomisë dhe futjen e parave të pista, të cilat, sipas saj, po deformojnë tregun dhe po prodhojnë pasoja të pakthyeshme për ekonominë reale. “Ky ndikim po shkon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve dhe po sjell pasoja katastrofike. Nuk ka asnjë mekanizëm që ta rekuperojë dëmin që po i bëhet sot ekonomisë nga pastrimi i parave,” – thekson ajo. Në përfundim, Tabaku nënvizon se rënia e euros nuk është thjesht një tregues financiar, por rreziku real që po thellon varfërimin e shqiptarëve, po shkatërron prodhimin vendas dhe po minon të ardhmen ekonomike të vendit, në mungesë të një reagimi serioz nga qeveria.

 

 

 

Next Post
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Berisha nuk u tregua dinjitoz për Shqipërinë

Comments 1

  1. leka says:
    7 months ago

    Je dhe ekonomiste dhe nuk kuoton sepae eshte forcuar leku! Ekonomia po shkon shume mure , tyrizmi dhe sgerbimet po rriten dhe konsumi familjar. Po te ushte keq ekonomia treguesi kryesor,inflacioni di ishte ne nivelwt me te larta dhe jo 2% sa eshte sit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com