Muzika është padyshim pjesë e pushimeve në bregdetin shqiptar. Aty mund të gjeni hite verore shqiptare apo të huaja, kryesisht të viteve të fundit. Madje së fundmi, mund të dëgjosh këngë të Enver Hoxhës teksa merr rreze dielli në plazh.
Pikërisht diçka e tillë ka ndodhur në Vlorë, në zonën e plazhit të quajtur Kalaja. Gazetari Enrik Mehmeti ka postuar në rrjetin social “Facebook” një video me momentet kur nga një prej bokseve të vendosura pranë plazhit nisi të flasë diktatori e më pas kënga kushtuar atij, gjë që padyshim i ka habitur pushuesit.
https://www.youtube.com/watch?v=D4_6QYyx_8Y









