• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kakofonia rreth “ikjes” së Bashës

by Mero Baze
13/03/2022 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Sali Berisha po nxit në opinion një kakofoni rreth ikjes së Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike. Dhe nuk po e bën këtë në mënyrë direkte, në kuptimin e “njerëzve të tij” brenda PD, por duke përdorur paqartësinë e tyre për mënyrën se si po përballen me Lulzim Bashën. 

Dhe kjo paqartësi ka disa pamje të saj. 

Pamja e parë është rezultati i 6 Marsit dhe “revolta” ndaj tij. Nuk e kuptoj çfarë prisnin deputetët e PD nga 6 Marsi, sidomos ata deputetë që morën pjesë vetë në fushatë. Nëse ata vërtetë kanë besuar që fitojnë më 6 Mars, atëherë ose nuk janë politikanë, ose janë politikanë qesharakë. 6 Marsi është një eksperiment i pilotuar i Ilir Metës dhe Sali Berishës, pikërisht për këtë situatë. Ata e njohin mirë terrenin politik në ato zona ku u bënë zgjedhjet, dhe thjesht kishin rastin të tregonin një epërsi politike në bazë ndaj Lulzim Bashës në katër bashki. Nëse këta deputetët e revoltuar kanë menduar që e mundin Berishën e Metën së bashku në këto katër bashki ku dolën të dytët, atëherë nuk janë kuaj beteje dhe mund t’i bëjnë gjëmën në betejën e radhës, pasi minimumi nuk lexojnë dot elektoratin e tyre, por lexojnë statuset e tyre në Facebook. 

Pamja e dytë e paqartë në këtë përballje është të marrurit e një pozicioni diktues ndërkohë që janë humbës. Teza e disa deputetëve që duhet të ikë dhe Berisha dhe Basha, në fakt për njerëzit që kuptojnë politikë, është tezë që lexohet “duhet të ik vetëm Basha”, pasi Berisha nuk varet nga ata. Berisha ka parti tjetër, mbështetës të tjerë dhe rregulla të tjera loje në Shtëpinë e Lirisë. Këta duhet të flasin vetëm për gjërat që kanë ata në dorë, jo për gjërat që ka Berisha se gjërat që ka Berisha në dorë nuk ua fal këtyre. 

Këta, nëse duan të heqin Lulzim Bashën, le ta bëjnë atë luftë dhe ta heqin nëse munden, por kjo është luftë brenda PD, jo luftë që zhvillohet në tokë të ndërmjetme mes PD e Foltores, pasi aty, ata nuk janë askush. 

Tabloja e tretë e paqartë, është fabula e bashkimit të PD. Ata që thonë se PD nëse bashkohet me Berishën bëhet më e fortë, gënjejnë veten. Ashtu si është ndarë PD dhe për arsyen që është ndarë, çdo bashkim PD e bën më të vogël. Bashkimi me Berishën, zhduk nga elektorati i PD frymën antiberishë që tashmë është shumë e konsoliduar, edhe sikur të marresh rezultatin e 6 Marsit. Plus kësaj, në një përballje elektorale, kësaj fryme mund t’i bashkohet lehtësisht elektorati gri që nuk shkel në derë të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ta bashkosh këtë PD me Berishën, do të thotë thjesht ta asgjësosh, jo të shtosh Berishën, ndërkohë që ai ka vetëm 31 përqind të elektoratit të PD. Pjesa tjetër abstenon të jetë me të, dhe një pjesë është me Bashën. Shumica e elektoratit opozitar nuk është ai elektorat që pret Berishën, por ai elektorat që pret një lidership të ri opozitar apo një federatë opozitare. “Bashkimi” i duhet vetëm Berishës për të mbijetuar si pakicë, por kurrë për të fituar. Për të fituar duhet një spektër i ri opozitar, më i gjerë se Basha, parti te tjera të reja antiberishë që të marrin elektoratin bojkotues të opozitës, që është shumica reale e 6 marsit. 

Tabloja e fundit e paqartë, është vizoni për të ardhmen e opozitës të cilën Berisha po përpiqet ta lidhë me fatin e tij. E ardhmja e opozitës si shumicë politike në vend, tani nuk është më në dore të Berishës, por të antiberishëve dhe shtresës gri të shoqërisë shqiptare. Lulzim Basha tanime është sinonim i kësaj fryme, dhe është udhëheqësi i parë i PD që ka bërë një gjest institucional duke përjashtuar Berishën dhe duke futur në statutin e PD një nen që ndalon persona “non grata” të jenë në PD. Ai nen e ka pushkatuar përjetësisht Sali Berishën në PD. Kontestatorët e Lulzim Bashës mund ta konkurrojnë Lulzim Bashën si antiberishë më të fortë dhe më radikal, por jo si delfinë të Berishës. Lulzim Basha nuk është duke konkurruar me ata që duan të bashkohen me Berishën, por ata që janë të qartë që me atë nuk ka të ardhme. Vetëm në këtë fushë ai duhet të pranoje konkurrencë dhe garë të lirë.  

Janë pikërisht këto paqartësi që janë kthyer në llogje kafenesh nëpër Tiranë, që krijojnë një kakofoni sikur të gjithë aty në PD duan të ikë Lulzim Basha. E vetmja mënyrë përballje me Lulzim Bashën është të konkurohet se si PD të shpëtojë përjetësisht nga Sali Berisha dhe se si ajo të bëhet parti e vlerave qytetare dhe demokratike, duke tërhequr fluksin antiberishë të shoqërisë dhe shtresën gri të lodhur nga e majta në pushtet. Shkuarja tek Berisha apo loja sikur duan t’i vënë kushte Berishës, nuk është një garë në të cilën Basha duhet të marrë pjesë. Ai e ka marrë i vetëm vendimin për të përjashtuar Sali Berishën dhe aty është gjithë shkaku I krizës. Një krizë nuk zgjidhet duke bërë sikur nuk shikon shkakun e saj. Kushdo që kërkon të konkurrojë Lulzim Bashën, duhet ta bëjë atë si skifter ndaj Berishës dhe jo si delfin i tij. Si delfin i tij nuk konkurrohet. Thjesht mund të ndjekësh ata dhe të presësh të të ushqejë. 

Next Post

Humbja triumfale e Ramës dhe dy B-të humbëse të PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

December 31, 2025
Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

December 31, 2025
Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

December 31, 2025
Ndryshojnë tarifat e ndërtimit, 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

Ndryshojnë tarifat e ndërtimit, 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

December 31, 2025
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Pagat si pensionet, do të indeksohen për të mbuluar efektet e inflacionit

December 31, 2025
Mund të jetë fatale! Çfarë duhet të keni patjetër parasysh nëse festoni me fishekzjarre

Mund të jetë fatale! Çfarë duhet të keni patjetër parasysh nëse festoni me fishekzjarre

December 31, 2025
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Qeveria miraton krijimin e sistemit SMIAL, të gjitha të dhënat për studentët nga regjistrimi deri te diploma në një regjistër unik

December 31, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

374 miliardë lekë deri në nëntor. Kredia zgjerohet pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

December 31, 2025
Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

Izraeli mbyll Gazën për botën, ndalohet hyrja për gazetarët dhe organizatat humanitare

December 31, 2025
CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

CIA pas sulmit me dron në portin e Venezuelës; Trump: Goditëm strofullën e karteleve

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com