• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kakofonia putiniste e paneleve të emisioneve të darkës në Tiranë

by Ylli Pata
01/03/2022 23:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Kur shikon emisionet e darkës në televizionet e Tiranës, pasi ke parë të gjithë raportimet e televizioneve e raporteve në median më prestigjoze të botës, kupton se logjika e humanizmi, duket se nuk gjetur një strehë normale, në një shoqëri që e quan veten në civilizuar.

Panelet e emisioneve të darkës, duket se janë një kopje shumë e keqe e debateve të vitit 1999 të televizioneve italiane.

Kur aradha e filoserbëve bërtisnin për një “agression të NATO-s” në një vend sovran siç ishte Jugosllavia e Millosheviçit, e flisnin për interesa ekonomike e gjeopolitike duke sulmuar Amerikën.

Por ndërsa aksioni për çlirimin e Kosovës ishte një bombardim ajror i NATO-s ndaj caqeve ushtarake të makinerisë serbe të luftës që kryente spastrim etnik në Kosovë, sot jemi përpara një agresioni të hapur, të tmerrshëm e mjaft të dhunshëm të Rusisë së Putinit, ndaj një vendi sovran si Ukraina.

E në fakt, këtë argument po e dënojnë e po e trajtojnë jo vetëm të gjitha qeveritë e parlamentet e Perëndimit, por edhe shoqëritë e tyre, sidomos elita intelektuale.

Ndërsa në panelet tona, një këshilltar i Ilir Metës, që u bë lajm pas një hetimi të prokurorisë Italiane për një fake news, disa vite më parë, e quan agresionin rus në Ukrainë, si një lojë gjeopolitike interesash.

Si mund të flitet për interesa ekonomike, kur 500 mijë refugjatë ikin nga tmerri i luftës, e qytetet e Ukrainës po kthehen në pluhur nga bombat më të tmerrshme të arsenalit luftarak të Rusisë?

Mobilizimi i Perëndimit, nuk është arritur nga interesat, por nga derdhja e gotës së zullumit nga ana e Vladimir Putinit, i cili kërkon të ndryshojë më forcë hartën e Europës, me një kosto njerëzorë në radhë të parë shumë të frikshme.

E këtu nuk ka asnjë diskutim për gjeopolitikë e për interesa ekonomike. Ky diskutim mund të bëhej përpara se të pushtohej Ukraina. Madje këshilltarët që sot po justifikojnë Putinin nëpër panele vinin, bast po nëpër emisionet e darkës se nuk do të kishte luftë, duke u tallur me informacionet që shpërndau inteligjenca amerikane në mediat botërore.

Mjafton të ndjekësh BBC-në gjatë mbulimit të situatës 24 orëshe të luftës në Ukrainë. Në tërë këtë mbulim, mbi 70% të informacionit e analizës, nuk është për situatën e operacionit ushtarak, të cilit i kushton vetëm 2 minuta, Pjesa më e madhe e mbulimit të BBC është për çështjen humanitare të kësaj lufte, dramave dhe tragjedive që ka hapur ky operacion ushtarak i çmendur i Rusisë.

E në këtë rast, kur vriten fëmijë, gra e pleq, që është edhe më shumë se tragjedia e shqiptarëve në Kosovë, është e tepërt të flitet për gjeopolitikë, nga njerëz, që përveç të tjerash nuk kanë asnjë titull apo njohje publike për ta bërë këtë analizë…

Next Post
Alarmi i nënave ruse: Fëmijët na i kanë gënjyer, po i dërgojnë në Ukrainë për luftë pa e ditur. Na thanë se kanë stërvitje në Bjellorusi

Alarmi i nënave ruse: Fëmijët na i kanë gënjyer, po i dërgojnë në Ukrainë për luftë pa e ditur. Na thanë se kanë stërvitje në Bjellorusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In