• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kakavijë/ Policia Kufitare sekuestron 18 Kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Mariuanë

by
02/06/2015 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Kufitare e Kakavijes godet nje tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Drejtuesi i automjetit braktis automjetin , por kapet në bashkëpunim me policinë greke në kufirin jeshil në Kakavije.

Në orët e mbrëmjes së datës 01.06.2015, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije , efektivat e Policisë Kufitare , gjatë kontrollit të detajuar për lëndë narkotike në vijën e dytë kanë futur për kontroll një automjet .

Drejtuesi i automjetit porsa ka hapur karhun , ka zbritur nga makina dhe menjëherë është larguar me varp në drejtim të kufirit jeshil me palën greke.

Në ndjekie të tij janë vënë forcat e Policisë Kufitare të Kakavijes si dhe është njoftuar menjëherë edhe Policia Greke e Kakavijes , ku pas një operacioni të përbashkët është bërë e mundur kapja e tij në pyllin e Kakavijes.

Nga kontrolli i imtësishëm tek ura ngritëse të automjetit furgon tip “Benz” me targë AA 718 KK, që drejtohej nga shtetasi Genci Koraqe, 45 vjeç, banues në Çiflik, Berat, rezultoi se në shashinë e automjetit (dopjo dysheme) ishin të fshehura 15 pako të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë , me peshë totale 18 Kilogramë. Specialistët e Sektorit të Narkotikëve në D.P.Q.Gjirokastër kanë bërë sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale si dhe kanë kryer të gjitha veprimet e para proceduriale për këtë rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pritet që gjatë ditës së sotme , shtetasi Genci Koraqe, t’i dorëzohet Policisë Kufitare Shqiptare të Kakavijes nga ana e Policisë Kufitare Greke , ku më pas Specialistët e Sektorit për Narkotikët do të kryejnë arrestimin e tij për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike “.

Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.m n

Next Post

Veliaj: Ristrukturim rrënjësor të transportit publik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com