Pas moskandidimit të tij nga ana e Partisë Demokratike për bashkinë e Beratit, ka reaguar zoti Lefter Maliqi më një postim në facebook.
Maliqi flet me nota të ashpra ndaj demokratit Fatbardh Kadilli. Sipas Maliqit, ka qenë Kadilli që ka rrëzuar emrin e tij për bashkinë e Beratit duke thënë të pavërteta tëk kryetari i PD, zoti Basha.
Sipas Maliqit gjithshtu, zoti Kadilli në takimin e zhvilluar midis tyre është shprehur se asnjë kandidat i PD nuk fiton dot në Berat.
“Tension,debat,keqardhje! Të nderuar miq!
Fatbardh Kadilli është njeriu që ka rrëzuar emrin tim per kandidat per kryetar bashkie në Berat. Ky mjaftist mik i Erion Veliajt ka shkuar dhe ka gënjyer kryetarin Basha bashkë me një tufë eunukësh duke I thënë se Lefter Maliqi sfiton ne Berat. Sot ne një takim të tensionuar që pata më tha tekstualisht…askush nuk fiton dot ne Berat as ti, as kandidati aktual z. Kasem Mahmutaj. “, shkruan Maliqi.
Gjithësesi, zoti maliqi shprehet optimist për rezultatin që PD do marrë në zgjedhjet e 21 qershorit.
“Te nderuar miq fytyra te kalbura ,te pashpresë dhe pesimist si ajo e zotit Kandili janë ato që e cuan dhe po e mbajnë PD ne opozitë. Turp te kesh z. Kandili mos rri kafeneve ne Tiranë por zbrite ne bazë mos u kthe më në Tiranë dhe lufto për cdo votë! Ne jemi optimist dhe me te fortë se kurrë ! Perpara!”, mbyll postimin e tij në facebook zoti Maliqi.
Kujtojmë se zoti Fatbardh Kadilli është ngarkuar për të kordinuar fushatën e PD në bashkinë Berat.









