• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kadilli: Berisha nuk sjell asgjë të re, por të gjithë të kërkojmë dorëheqjen e Bashës

by Java News
26/10/2021 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Berisha nuk sjell asgjë të re”, Fatbardh Kadilli: Duhet që të gjithë të kërkojmë dorëheqjen e Bashës

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike , Fatbardh Kadilli ka folur për krizën në PD dhe zgjidhjet sipas tij.

Fatbardh Kadilli ka pranuar mbrëmjen e sotme se PD ka humbur busullën për shkak të konfliktit Basha-Berisha, që sipas tij nuk i shërben partisë por vetëm dy individëve.

“Është e dobësuar, e mpirë më shumë. Ka humbur busullën dhe konflikti i madh Basha-Berisha ja u ka hequr atë orinetimin demokratëve për të thën cila është zgjidhja, ku po shkojmë. Kjo parti nuk egziston vetëm se disa njerëz duan të marrin pushtet. Të gjithë jemi për interesin personal, por mundohemi të përfaqësojmë të mirën publike. Çfarë i ofrojmë ne sot? Një teatër lufte. Një teatër ku dy gjelat e partisë godasin, çukisin njëri tjetrin. E sigurtë që PD do të jetë me e vogël sesa sot. Janë me qindra, mijëra njerëz që vetëm na votojnë, dhe as nuk afrohen kurrë dhe as nuk i shohim kush janë, madje turp i zotit as nuk i japim dorën ti themi faleminderit pasi nuk e dimë kush janë. Kur mendoj politikisht them çfarë duan qytetarë. Çfarë fitojnë demokratët se kryetar është Basha apo Berisha. Njëri është kryetar i thyer disa herë dhe njeri i mundur. Ishte kryeministër kur u mund. Praktikisht asnjëhere i dorehequr pasi sot e merr zvarrë PD-në. Do të thotë s’paska ikur asnjëherë. Nuk është se e thërriten dhe i thanë kthehu. Berisha e mbrojti Bashën me këmbëngulje deri në datë 9 shtator në darkë kur shpalli vendimin. Ai kërkon ndjesë si vëzhgues, por ai e mbrojti Bashën.  Vepra Lul Basha është produket i Berishës. Është më shumë fajtor Berisha për Lul Bashën sesa vetë Basha”, deklaroi Kadilli.

Sipas Fatbardh Kadillit, Partisë Demokratike nuk i duhet as Basha dhe as Berisha. I pari sipas tij ka humbur zgjedhejt dhe duhet të largohet. Ndërsa Berisha ka qenë ai që ka mbështetur Bashën deri në datë 9 shtator kur e perjashtoi nga grupi dhe nuk ka si të sjellë gjë të re.

“Shoh një distancë shumë të madhe të strukturës me njerëzit. Kur unë shpalla platformën IDE, një nga folësit tha, unë nuk kam lidhje me të djathtën, por Bashën duam ta ndërrojmë. Unë kamnjë mision, t’i theminjerëzve atë që është e vërteta. Ne nuk i propozojmë asgjë të re votuesit shqiptar me Sali Berishën sot. Nuk është më garë nëse futet Sali Berisha. Nuk ak sens. Vetë partia u dorëzua ndaj Berishës për vite të tëra. Çfarë garancie sjell Berisha sot kur mbante Lulzim Bashën përballë të ndjerit Sokol Olldashi, përballë Eduart Celamit dhe në votimin e fundit? Ne dhe çdo demokrat duhet t’i kërkojmë dorëheqje Lulzim Bashës. Nëse partia i përçahet në këtë mënyrë nuk mund të rrish kryetar. Ata që janë në grup parlamentar duhet t’i thotë të dorëhiqet. Ti kërkojnë dorëheqjen të gjithë demokratët. E njëjta gjë për Sali Berishën, nuk duhet të vijë në garë. Shpallja non-grata nuk i bën asnjë nder partisë. Jam shprehur kundër modelit Berisha që në gar. Modeli i Bashës sot është ai i Berishës dikur”, u shpreh ai.

Next Post
Shporta/ Administratori: Ja pse u rrit çmimi i vajit me 80%. Ka abuzime me përzierje vajrash me substanca kancerogjene

Shporta/ Administratori: Ja pse u rrit çmimi i vajit me 80%. Ka abuzime me përzierje vajrash me substanca kancerogjene

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In