• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli: Basha fajtor, s’bëri dot asnjë betejë. Pikëlluese të shohësh PD në këtë gjendje! Ka probleme me të vërtetën

by Java News
01/05/2024 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Fatbardh Kadilli bën fajtor Lulzim Bashën për situatën në të cilën ndodhet partia. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Kadilli thotë se Basha nuk bëri asgjë për ta mbajtur partinë të bashkuar dhe për të izoluar aksionin e ndërmarrë nga Sali Berisha.

Sipas tij, Partia Demokratike ka probleme të rënda me të vërtetën ndërsa Foltorja nuk ka asnjë lidhje me atë që proreklamonte, për t’u bërë një parti më demokratike.

Pjesë nga intervista:

Kadilli: Ajo që ndodh në Shqipëri, një magnet që nuk të lejon të shkëputesh edhe sikur të duash është një investim i madh, i bërë nga shumë njerëz për një parti që lindi si shpresë dhe vrau shpresën e opozitarizmit. Është pikëlluese të shohësh në këtë gjendje partinë që lindi si shpresë dhe që nuk po arrin dot të krijojë një projekt politik.

Basha fajtor për situatën ku ndodhet PD?

Kadilli: Ndaj të njëjtin mendim. Në fillim kam besuar fort që përgjegjësia e ndarjes vjen nga aksioni individual i z. Berisha për arsyet e veta politike dhe personale që e çoi partinë në çarje. Ajo që u nis si Foltore nuk kishte asnjë lidhje me atë çfarë proklamonte, nuk kishte asnjë lidhje me idetë politike për të bërë një parti më demokratike më të hapur. Madje shumë teza të manifestit tim politik u keqpërdorën në atë turin e zhurmshëm të Berishës në vjeshtën e vitit 2021. Madje edhe në statut u përfshinë disa gjëra, por nga ai manifest u morën fjalë jo mendime. U mor fraza por jo besimi te ajo vlerë që përfaqësohej.

Dhe përfundimi është që sot unë ndaj më shumë përgjegjësi për z. Basha i cili nuk bëri dot asgjë, asnjë betejë të sinqertë, të vërtetë për të mbajtur PD të bashkuar, për të izoluar aksionin e Berishës. Dhe kur kujtohet të lëvizë, lëviz në mënyrë shumë të cekët, e palidhur me qytetarin. Çdo gjë që thuhet në të dy pjesët e PD, janë politika, nëse do e quaj të tillë, por nuk është politikë që i flet qytetarit. Dhe kjo parti ka probleme të rënda me të vërtetën. Në të dy Kuvendet e PD, ia kam thënë të vërtetën në sy. Dhe nuk mund të jetë fituese e shkuara dhe humbja. Humbja nuk bëhet fitore dhe e shkuara nuk bëhet e ardhme./m.j

Next Post
Koçi: Jo tradhtarë të zgjedhur. Të mos ketë më ‘Beleri’ në politikën shqiptare

Koçi: Jo tradhtarë të zgjedhur. Të mos ketë më 'Beleri' në politikën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In