• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadare, të lexosh me syrin e një të huaji

by Java News
03/04/2016 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikush kish postuar në Facebook “Mërgimin e lejlekut” të Kadaresë përkthyer në anglisht. Nuk e njoh tregimin në shqip, dhe nuk e kërkova. Kur më zuri syri këtë dhe emrin e Lasgushit, thashë, do lexoj Kadarenë në gjuhë të huaj. Unë i kam keq punët me përkthimin: më bezdis, më frikëson, më çmend përkthimi; nuk di nga t’ia mbaj, dyshoj për çdo fjalë e shprehje pa dyshuar hiç tek përkthyesi! Dhe kështu ndodhi që instinktivisht iu turra një përkthimi të autorit me të cilin u rrita; pra, jo në shqip Kadarenë kësaj radhe! Në anglisht!

Jam gjuhësisht e tendosur kur lexoj anglisht lejlekun poetik që na lë, të Kadaresë. Vazhdimisht analizoj se si e konceptojnë të huajt një rrethanë normale Tirane p.sh. “pimë një kafe?”, apo liqenin e Pogradecit; si e kuptojnë ata që e lexojnë këtë tregim në gjuhën e vet, por me eksperiencë zero Shqipërie e socializmi, një fjalë me thellësi ndërtekstuale, apo një situatë ku ideologjia është e mbarsur emocionalisht? Nga ana tjetër, u turrem fjalëve si një lexues skizofrenik: një pjesë e imja lexon në anglisht, tjetra përkthen në shqip dhe ndihet thellësisht e pakënaqur, sepse gjithçka i shfaqet shumëformëshe. Çdo fjalë e lexuar ka disa mundësi dhe dhimbja e mosdijes së asaj origjinales shtrëngon. Por po e shijoj deri në fund.

“Duke ecur tek Rruga e Pishës…” nis tregimi. Për mua sakaq situatën e ka nën kontroll subteksti. Rruga e Pishës më zhyt në një det kujtimesh, dhe më sjell esëll fare ndjesinë e vrapit të mëngjesit për në mësim, nga rruga “Qemal Stafa” tek filologjiku, që sigurisht priste shkurt nga “Rruga e Pishës”. Për ca nga ne Rruga e Pishës ka erë, dhe zë, dhe frymë; është një hartë mijëratekstuale me thellësi të ndryshme sipas eksperiencave. Çfarë i thotë një amerikani “Rruga e Pishës”? Nuk i flet hiç për ata që e shkelën apo lidhjet e saj me Tiranën: as për Tufinsit, Delit, Demnert, Bodinakt, Dërhemt, Kacelt, e Kërçikt rretheqark; as për rrugën Hoxha Tahsim, as për farmacinë, as për kalldrëmet e rrugicave që të çonin aty, ku po të kishe taka duhet të ecje mbi gurët e mëdhenj në mes me marifet akrobatik, që pastaj u mbuluan me asfalt por ku anët e kalldrëmit nën muret anësore u mbetën gjithnjë zbuluar; as për shtëpinë e zysh Gjyles që na ftonte aty çdo 7 mars, as për një çun që në klasë të katërt kur po kaloja aty më thirri fort nga një pallat dhe më tha se më donte për nuse, as për Postën e Sheshin “Avni Rustemi” dhe as për Pazarin e Ri me shegë, fara, hide e caraca, e as për Rrugicën e Shkollës Pedagogjike apo Lanën më tej.

Unë, tregimtarin dhe fakirin dy herë fatkeq që ai takon rastësisht në “Rrugën e Pishës” (edhe vetë përplasjet rastësore mes të njohurish në rrugët e Tiranës para 90-ës kishin një lloj ndjesie që s’e ka asgjë tjetër në kohë e hapësirë) dhe e telendis në atë pikë sa ta bëjë gati protagonist, i shoh dhe i lexoj aq ndryshe nga im shoq që kurrë s’e ka dëgjuar “Rrugën e Pishës”. Por edhe ai di diçka më shumë se anglishtlexuesi tipik: di që tani ia thonë Rr. “Tefta Tashko”, dhe ka ecur në të aq sa ta kujtojë. E pra, që këtu në tri fjalët e para, leximi nis ndryshe. Mund të kish qenë edhe sajesë ky emër rruge, do thoshte dikush. Mund të thuhej njëlloj “tek Rruga e Fikut” apo “e Hurmave”. Por nuk është thënë ashtu, dhe ashtu siç është, krijon një ndarje themelore të leximeve të letërsisë në fjalë mes të huajit (që mund të jetë edhe një adoleshent shqiptar me njohje zero të kohës para 1990-ës) dhe lexuesit lokal.

Milosao/BW/ Eda Dërhemi

Next Post

Tërmet i fuqishëm në Paqësor, frikë për cunami në Australi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

January 27, 2026
“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

January 27, 2026
Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

January 27, 2026
Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

January 27, 2026
Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

January 27, 2026
Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

January 27, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet do mbaheshin sot? Ja përgjigjet sipas sondazhit

January 27, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

January 27, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

Protesta e Berishës, sondazhi: 55.7% nuk mbështesin as arsyen e as dhunën

January 27, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In